Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

UEFA e ndëshkon gjyqtarin e VAR-it të ndeshjes Atletico – Real Madrid

10/04/2025
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ndeshja që do të zhvillohet sonte mes Tottenham dhe Eintracht Frankfurt do të gjykohet nga arbitri polak Szymon Marciniak, i njëjti gjyqtar që sinjalizoi dy prekjet e Julián Álvarez gjatë penalltisë në ndeshjen e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve mes Atlético Madrid dhe Real Madrid. Polemikat rikthehen sërish, pasi UEFA ka marrë një vendim disi të çuditshëm.

Për herë të parë që nga ajo ngjarje, Marciniak do të gjykojë një ndeshje. Kësaj here në Europa League, por nuk do të jetë i shoqëruar nga arbitri Tomasz Kwiatkowski, i cili ishte në VAR në derbin europian që solli eliminimin e Atlético Madrid nga Liga e Kampionëve.

Në vend të tij, arbitri në VAR për ndeshjen Tottenham-Eintracht do të jetë Alejandro Hernández Hernández. Rastësi apo jo, gjyqtari spanjoll do të shoqërojë Marciniakun dhe tre asistentët e tij, të gjithë polakë. Po ashtu, edhe një tjetër arbitër i LaLigës, Soto Grado, do të jetë asistent në dhomën e VAR.

Ish-arbitra dhe analistë e kanë cilësuar këtë vendim të UEFA-s si “të çuditshëm”. “Zhduket arbitri VAR i Marciniakut”, u shpreh Iturralde në radion SER. Nga ana tjetër, Pável Fernández deklaroi në kanalin ‘GOL’ se “ky emërim tingëllon çuditshëm, ka një erë të dyshimtë”.

Nuk është çudi që kjo ka shkaktuar debat, pasi Marciniak dhe Kwiatkowski kishin qenë një dyshe e pandashme në të gjitha ndeshjet europiane që nga Kupa e Botës në Katar. Për herë të parë që nga viti 2022 dhe pikërisht pas episodit polemik në Metropolitano, arbitrit polak i ndryshohet kolegu në VAR.

Një vendim disi i pazakontë nga UEFA, veçanërisht pas deklaratave të vetë Marciniak pak ditë pas ndeshjes Atlético-Real Madrid: “Isha unë ai që informova gjyqtarët në VAR se kishte 99% gjasa që Álvarez ta kishte prekur topin dy herë, dhe ata e kontrolluan me imtësi,” tha ai fillimisht.

“Për të qenë i sinqertë, kurrë më parë nuk isha përballur me një situatë të tillë në karrierën time si gjyqtar, por lojtarët i njohin rregullat,” pranoi arbitri, i cili pa sesi ajo ndërhyrje u bë objekt gjykimi në mbarë botën në epokën e rrjeteve sociale.

Previous Post

Amerika ia rrit në 145 për qind tarifat Kinës

Next Post

Mungesa e terapisë për personat me kancer, Klekovski: Të gjitha ilaçet do të jenë në dispozicion para Pashkëve

Related Posts

Sport

Allegri dhe Chivu, trajnerët që iu kthyen besueshmërinë klubeve milaneze

04/11/2025
Sport

Është në vitin e fundit të kontratës, por Lewandowski s’është i turbulluar: Jam i qetë për të ardhmen…

04/11/2025
Sport

Struga merr fitore tjetër në kampionat, Rabotniçki dështon sërish

04/11/2025
Sport

Probleme për Barcelonën, mbrojtësi lëndohet gjatë stërvitjes

04/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Sport

Erdhi me shumë zhurmë te Real Madrid, i riu premtues i Los Blancos pranë kalimit te Lyon

03/11/2025
Next Post

Mungesa e terapisë për personat me kancer, Klekovski: Të gjitha ilaçet do të jenë në dispozicion para Pashkëve

Hetim ndaj katër personave, e sulmuan dhe i morën 200 mijë denarë një personi nga Shkupi

05/11/2025

Dallimi në vota midis kryetarëve të komunave të zgjedhur në 2025 dhe 2021 (Infografik)

05/11/2025

Rike Roçi në aksion, provokon me pasion! (FOTO)

05/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk