Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Udhëheqësi i ri i NATO-s zotohet të rrisë mbështetjen për Ukrainën

06/10/2024
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili mori drejtimin e aleancës këtë javë, u zotua gjatë një vizite në Ukrainë të enjten se do t’i jepte përparësi mbështetjes për Kievin.

Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, drejtuesi i ri i aleancës përballet me sfida të vështira.

Tre ditë pas marrjes së detyrës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, vizitoi Kievin për të dhënë një mesazh të qartë.

“NATO-ja e mbështet Ukrainën”.

Ukraina kërkon të përdorë raketa perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Por kjo kundërshtohet nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, nga frika e përshkallëzimit me Moskën. Zoti Rutte sqaroi qëndrimin e tij.

“Goditja e avionëve dhe raketave luftarake ruse para se të përdoren kundër infrastrukturës civile të Ukrainës, mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, u pyet nga gazetarët nëse druhej se vendi i tij po largohej nga vëmendja botërore mes përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme.

“Alternativa më e mirë për të mos e harruar Ukrainën është furnizimi me armë dhe dhënia e lejes së duhur”, tha presidenti ukrainas.

Përmbushja e këtyre kërkesave nuk do të jetë e lehtë. Më 5 nëntor votuesit amerikanë do të zgjedhin një president të ri, republikanin Donald Trump ose demokraten Kamala Harris. Zoti Rutte tha se do të punonte me udhëheqësin e ardhshëm amerikan.

Zëri i Amerikës bisedoi me analisten Armida van Rij, hulumtuese në Institutin Mbretëror për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Londër që njihet gjithashtu si “Chatham House”.

“Ekziston një rrezik real për Ukrainën, që zoti Trump mund të përpiqet që ta detyrojë Ukrainën të dorëzohet përpara Rusisë, çka do të ishte e rrezikshme për sigurinë evropiane. Sfida e dytë është se edhe nëse Nënpresidentja Harris do t’i fitonte zgjedhjet, ajo mund të përballet me një Kongres të ndarë dhe mund ta ketë të vështirë miratimin e ndihmës për Ukrainën”.

Dy variantet kërkojnë shtimin e ndihmës ushtarake nga aleatët evropianë të NATO-s.

“Sfida qëndron, sepse shumë vende kanë boshatisur rezervat e tyre”, thotë analistja Rij.

Kremlini tha se Presidenti Vladimir Putin e njihte mirë zotin Mark Rutte që nga koha kur shërbente si kryeministër i Holandës.

“Në atë kohë kishte shpresa për ndërtimin e marrëdhënieve të mira pragmatike. Ajo që pasoi ishte politika sfiduese e Holandës duke përjashtuar të gjitha kontaktet me Rusinë. Nuk mendojmë se politika e aleancës do të ketë diçka të re apo të rëndësishme”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Zoti Rutte merr drejtimin e aleancës ndërsa ajo përballet me një Kinë gjithnjë e më sfiduese.

“Në lidhje me Kinën, ka ende disa aleatë që ngrenë pikëpyetje mbi përfshirjen në Indo-Paqësor”, thotë analistja Armida van Rij.

Zoti Rutte ka thënë se do të përpiqet të forcojnë partneritetet e NATO-s me aleatët jashtë aleancës, ndërsa ajo përshtatet me një botë gjeopolitike gjithnjë e më të ndërlidhur./Voa

Previous Post

Udhëheqësia e FC Strugës sulmohet në ndeshjen kundër Vardarit

Next Post

Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi: Do ketë përgjegjësi dhe sanksione nëse vërtetohen lëshime në mjekimin e foshnjës 14 muajshe

Related Posts

Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post

Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi: Do ketë përgjegjësi dhe sanksione nëse vërtetohen lëshime në mjekimin e foshnjës 14 muajshe

Mickoski priti në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025

Kasami mesazh të rinjve: Duhet ta trasoni vetë rrugëtimin tuaj, bëhuni shembull për gjeneratat

15/10/2025

Nisi ndërtimi i rrugës së re që lidh Çajlën, Forinën dhe Çegranin me Gostivarin – Kryetari Limani: Investim historik për zhvillimin e zonës

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk