Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

U vodhën 168 mijë euro në një argjendari në Prizren, kërkohet paraburgim për të arrestuarin

26/01/2025
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe pas një pune operative, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë arritur që me datë 24.01.2025 të arrestojnë personin me inicialet Sh.H., nga fshati Greme të Ferizajt, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka vjedhur tre kilogramë ari dhe një kilogramë argjend me vlerë prej 168 mijë euro.

I pandehuri i arrestuar, dyshohet se me datë 12.01.2025, rreth orës 03:45, në njërën prej argjendarive në Prizren, duke vepruar në bashkëveprim me të pandehurit tjerë NN (gjerë më tani të paidentifikuar), pas një planifikimi paraprak dhe koordinimi në mes vete, me qëllim që vetes t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, ia marrin pasurinë të dëmtuarit A.B., (pronar i argjendarisë), në atë mënyrë që duke shfrytëzuar momentin kur në lokalin e të dëmtuarit nuk ishte askush, me përdorim të forcës fizike dhe të pajisur me mjete të përshtatshme e hapin derën e lokalit dhe e dëmtojnë alarmin, ku hyjnë brenda në lokal. Më pas depërtojnë në lokal, e dëmtojnë kasafortën dhe arrijnë ta hapin dhe të marrin 3 kg ari ( tre kilogram) dhe 1 kg argjend (një kilogram) në vlerë prej 168.000.00 € (njëqind e gjashtëdhjetë e tetë mijë euro) dhe pastaj të pandehurit largohen nga dera kryesore në drejtim të panjohur.

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Prizren, është lëshuar urdhërkontrolli nga Gjykata Themelore në Prizren, ku janë kontrolluar objekti i banimit i të dyshuarit së bashku me objektet përcjellëse në fshatin Greme.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi dhe prova të shumta të cilat janë sekuestruar. Gjithashtu, si provë materiale është sekuestruar automjeti me të cilin është kryer vepra penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, për të pandehurin Sh.H., brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktim të masës së paraburgimit.

Previous Post

Driloni në krahët e kësaj vajze pas daljes nga BBVK

Next Post

Prokurorët e Koresë së Jugut padisin presidentin e burgosur

Related Posts

Kosovë

Osmani akuzon Serbinë se po rrezikon paqen në rajon

04/11/2025
Kosovë

Deklarohen nga PDK – tregojnë a kanë votë për Glauk Konjufcën

04/11/2025
Kosovë

Konjufca propozohet për mandatar për kryeministër

04/11/2025
Kosovë

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025
Kosovë

Ky është serbi që u plagos nga xhandarmeria serbe, avokati fajëson Vuçiqin: A menduat se kjo do të fshihej?

03/11/2025
Kosovë

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri

02/11/2025
Next Post

Prokurorët e Koresë së Jugut padisin presidentin e burgosur

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk