Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

“U sulmuam sepse kishim flamurin shqiptar në veturë” – Flet i riu që u rrah barbarisht në Mal të Zi

07/01/2024
“U sulmuam sepse kishim flamurin shqiptar në veturë” – Flet i riu që u rrah barbarisht në Mal të Zi
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është zbardhur dëshmia e Klodian Meaj, njërit prej të rinjve shqiptarë që u dhunuan në Malin e Zi pasditen e së shtunës barbarisht nga një grup prej 7 personash.

Sipas të riut ata janë qëlluar pa asnjë shkak sapo kanë dalë nga mjeti, teksa ka theksuar se në pasqyrën e makinës kishin të vendosur një flamur të vogël shqiptar.

“Ne ishim ulur nga trageti dhe morëm makinën tonë. Vijuam rrugën pa probleme deri në qytetin e Malit të Zi Herceg Novi. Aty për një moment ndaluam sepse kishim një problem me makinën. Sapo kemi ndaluar një grup personash kanë ardhur dhe kanë goditur automjetin në të cilin ndodheshin. Dolëm jashtë sepse nuk po kuptonim çfarë po ndodhte dhe na goditën edhe ne duke na dhunuar fizikisht pa asnjë shkak dhe pa asnjë arsye. Ne ishim duke komunikuar më zë fare të ulët brenda makinës dhe nuk kishte asnjë shkak, asnjë provokim nga ana jonë.

Sapo dolëm nga makina na goditën edhe ne dhe më pas u larguan. Unë në automjet kam një flamur shqiptar në pasqyrë, është një flamur i vogël. Nuk e di nëse është kjo arsyeja pasi automjeti është me targa gjermane dhe jo shqiptare.

Ne kemi dhënë deklarimet tona për policinë malazeze pasi nuk kishte asnjë arsye për të na dhunuar në atë mënyrë. Kemi marrë disa mjekime në një spital të Malit të Zi dhe pas deklarimeve kemi ardhur me dëshirë drejt Shqipërisë. Unë dua të falenderoj shumë shtetin shqiptar. Kam një falenderim për ministrin e Brendshëm Taulant Balla i cili na ka mbështetur shumë. Po ashtu falenderoj Ambasadën shqiptare në Malin e Zi e cila na ka mbështetur në çdo moment, policinë shqiptare që na u gjend afër dhe na shoqëroi si dhe spitalin e Shkodrës për gatishmërinë. Ajo që ne kemi kërkuar është që të zbardhet ngjarja dhe autorët të vihen përpara përgjegjësisë”, ka thënë ai.

Ndërkohë, prindërit e të riut tjetër, Doris Kopaçit, kanë bërëm e dije për mediat se ai i shte nisur drejt Gjermanisë për të punuar, pasi situata ekonomike në familjen e tyre ishte e vështirë.

Mësohet se ai ndodhej në sedilen e pasme të automjetit kur ka ndodhur ngjarja dhe ka refuzuar të dalë nga mjeti në momentin kur agresorët i janë drejtuar makinës. Doris Kopaçi, 25 vjeç, banon në fshatin Vërdovë të Rrethit të Pogradecit.

Previous Post

Regjim i veçantë trafiku nga e marta deri të shtunën, kjo është arsyeja

Next Post

Napoli zbret në vendin e nëntë në tabelë, turpërohet nga Torino

Related Posts

Rajon

U ekstradua nga Shqipëria, “mbreti i kriptomonedhave” gjendet pa jetë në burg

01/11/2025
Rajon

Presidenti bullgar: Evropa duhet ta marrë seriozisht projektin e “Botës serbe”

01/11/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Rajon

Përleshje të dhunshme dhe të turpshme mes serbëve pro dhe anti-Vuçiç në ndeshjen e Basketbollit (VIDEO)

25/10/2025
Rajon

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24/10/2025
Rajon

Aeroporti i Stambollit sërish i pari në Evropë për nga numri i fluturimeve

24/10/2025
Next Post
Napoli zbret në vendin e nëntë në tabelë, turpërohet nga Torino

Napoli zbret në vendin e nëntë në tabelë, turpërohet nga Torino

BDI thirr mbledhje urgjente pas humbjes së zgjedhjeve lokale

03/11/2025

Azizi: Fitoren ia dedikoj shokëve të idealit

03/11/2025

Tërmet i fuqishëm në Afganistan/ Të paktën 20 të vdekur dhe qindra të plagosur

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk