Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

U shënua Dita e Grave në Diplomaci

21/07/2023
U shënua Dita e Grave në Diplomaci
0
SHARES
17
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, së bashku me zyrën e UN Women në Maqedoninë e Veriut, organizuan ngjarje me rastin e Ditës së Gruas në Diplomaci.

ZMPJ Isaki në fjalimin e saj theksoi se numri i grave në diplomaci apo grave në pozita udhëheqëse nuk është i kënaqshëm. “Nuk duhet të heshtim e as të kënaqemi me të gjitha përjashtimet në këtë fushë, të cilat janë më shumë në linjë të korrektësisë politike sesa ndryshim thelbësor i realitetit. Duhet të reagojmë ndaj stereotipeve dhe diskriminimit. Madje duhet të luftojmë për barazi thelbësore dhe të qëndrueshme. Në rrugëtimin tonë, ne tregojmë vullnet, përgjegjësi dhe lidership, duke qenë të dalluara në fushën tonë”, tha ZMPJ Isaki.

Zëvendësministrja iu referua edhe përvojës së saj personale si grua në diplomaci. “Nga viti 2020, qëkur jam emëruar në pozitën e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme, mund të konfirmoj se kam pasur mundësinë që të njihem dhe të punoj me gra diplomate, jashtëzakonisht të afta, të talentuara dhe profesionale, të cilat maksimalisht janë të përkushtuara dhe punojnë pa u lodhur për promovimin e shtetit dhe zbatimin e politikës së jashtme. Ato kanë dhënë kontribut aktiv që ky vend të bëhet anëtar i NATO-s, kandidat për anëtarësim në BE dhe anëtar i respektuar i komunitetit ndërkombëtar. Ato janë inspirim edhe për mua dhe pikërisht për këtë solla vendimin që si Zëvendësministre e Punëve të Jashtme të angazhohem personalisht në përmirësimin e situatës në këtë fushë dhe të promovoj rëndësinë dhe kontributin e gruas në diplomaci”, tha Isaki, duke shtuar se do të vazhdojë të angazhohet për barazinë e grave në diplomaci me bindjen se gratë janë lidere dinamike të ndryshimit dhe pjesëmarrja e tyre është thelbësore për qeverisje demokratike.

“Diplomacia është si një kartë identiteti për një vend. Në suaza globale, burrat dominojnë në politikën e jashtme, që do të thotë se 50% e popullsisë, respektivisht gratë, nuk merren parasysh kur merren vendime. Të gjithë ne duhet të kontribuojmë në ndryshimet e qëndrueshme dhe arritjen e barazisë ndërmjet burrave dhe grave, në të gjitha sferat e jetës, poashtu edhe në diplomaci. Ne në UN Women, krenohemi me punën që e bëjmë çdo ditë për avancimin e pozitës së grave dhe vajzave në vend, dhe e përshëndesim partneritetin me Ministrinë e Punëve të Jashtme, vazhdojmë që të punojmë bashkërisht dhe me përkushtim në këtë fushë”, tha udhëheqsja e zyrës së UN Women në Maqedoninë e Veriut, Vesna Ivanoviq-Kastared.

Në panel diskutimin për kontributin e grave në diplomaci prezantun edhe Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Filip Tosevski, Ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Kosovës, Shpresa Jusufi, Drejtori i Drejtorisë për Marrëdhënie Multilaterale në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Pajo Aviroviq, Drejtoresha për NATO-n, Katerina Stavrevska dhe Sekretarja e Shtetit në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Drita Abdiu Halili.

Me iniciativën e ZMPJ Fatmire Isaki, në vitin 2021 Ministria e Punëve të Jashtme e organizoi Konferencën e parë “Gratë në Diplomaci”, ku panelistë të njohur vendas dhe të huaj patën mundësinë të informojnë për rrugën e tyre në diplomaci si dhe për vështirësitë me të cilat ato u ballafaquan.

Previous Post

Myslimanët nëpër botë të zemëruar me përdhosjen e Kuranit në Suedi

Next Post

Ademi: Me ASH-në na ka bërë bashkë kauza tejet e madhe

Related Posts

Maqedoni

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025
Aktuale

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Maqedoni

Azizi nga Vrapçishti: BDI nuk kthehet më në pushtet, është parti e korrupsionit dhe non grata

18/09/2025
Aktuale

Mickoski: Ka dyshime të bazuara për frymëzuesit e zjarreve, ka edhe të arrestuar, përgjegjësi do të ketë, qytetarët të jenë të qetë, shteti është stabil dhe përparon

18/09/2025
Maqedoni

Mexhiti diskuton shtëpi më shtëpi investimet dhe zgjidhjen e problemit të parkingjeve në Serovë

18/09/2025
Maqedoni

Gashi uron Ramën për mandatin e katërt: Të forcojmë raportet fqinjësore dhe projektet e përbashkëta

18/09/2025
Next Post
Ademi: Me ASH-në na ka bërë bashkë kauza tejet e madhe

Ademi: Me ASH-në na ka bërë bashkë kauza tejet e madhe

Rashford shkëlqen me dy gola, Barcelona triumfon në St. James’ Park ndaj Newcastle

18/09/2025

Zeqirija Ibraimi: VLEN e ka dëshmuar veten jo vetëm në pushtetin qendror, por edhe në atë lokal

18/09/2025

Izet Mexhiti, viziton klubin e hendbollit për femra WHC Çair: “Do të investojmë në sport dhe rini”

18/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk