Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

U promovua gjenerata e re e të diplomuarve dhe të magjistruarve të FSHIIK-ut, Janevska me mesazh për të vazhduar jetën dhe punën në Maqedoni.

28/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, përshëndeti gjeneratën e re të të
diplomuarve dhe pasdiplomuarve të Fakultetit të Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë
Kompjuterike në përbërje të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (FSHIIK), me
mesazh që të vazhdojnë të fitojnë njohuri dhe shkathtësi, si mënyrë më e mirë për realizimin e qëllimeve të tyre jetësore. Ministrja falënderoi kuadrin mësimor, familjet dhe të afërmit të cilët kanë kontribuar në suksesin e studentëve.
‘Mirëjohjen më të madhe sot e marrin këta të rinj, për të cilët diploma është fundi i një
kapitulli dhe fillimi i një kapitulli tjetër – akademik, profesional, jetësor. Si ministre, ju uroj
që të vazhdoni të jetoni dhe të punoni këtu, në vendin tuaj dhe të ndihmoni në zhvillimin e tij. Këtu jeni më të nevojshëm", tha ministrja Janevska.
Duke theksuar se Qeveria është maksimalisht e përkushtuar ndaj të rinjve, Janevska theksoi se në fushën e arsimit të lartë do të pasojnë ndryshime të mëdha të orientuara drejt përmirsimit të cilësisë së tij. Në kuadër të reformave po shqyrtohen zgjidhje të ndryshme, dhe në mes tyre edhe sigurimi i punësimit të studentëve më të mirë të një gjenerate, në universitetet publike dhe institucionet shkencore.
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës theksoi se FSHIIK më në fund do të bëhet me objekt të ri
gjatë mandatit të kësaj Qeverie dhe se të gjithë së bashku duhet të punojmë për realizimin e angazhimeve për arsim cilësor dhe punë të mira në Maqedoni.
Janevska e përfundoi fjalimin duke shprehur ngushëllime familjes së studentiti të FSHIIK-ut i cili humbi jetën në aksidentin në Koçan. Tre studentëve të lënduar iu uroi shërim të shpejtë dhe vazhdim të rrugës drejt realizimit të synimeve të vendosura jetësore dhe profesionale.

Previous Post

Tërmetet e fuqishme në Azinë Juglindore, Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së ngre alarmin e kuq: Një mijë deri në 10 mijë viktima

Next Post

Taravari: Pas 10 vitesh, rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

Related Posts

Maqedoni

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025
Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme në rrugë me lagështi

04/11/2025
Aktuale

Moti me vranësira dhe reshje të shiut

04/11/2025
Maqedoni

Ish trajneri i FC Shkupit ndërron jetë në mes të ndeshjes në Serbi!

03/11/2025
Maqedoni

Gripi sezonal, interesim i madh për vaksinim

03/11/2025
Maqedoni

Duke filluar nga nesër, ankesat për raundin e dytë të zgjedhjeve do të mund të paraqiten brenda 48 orëve të ardhshme

03/11/2025
Next Post

Taravari: Pas 10 vitesh, rritje pagash për punonjësit shëndetësorë

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

04/11/2025

Rrëmbimi i serbit në veri, dyshohet se Radoiçiqi është futur në territorin e Kosovës

04/11/2025

Çfarë duhet të bëjë BDI?

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk