Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

U drogua nga burri dhe u përdhunua për disa vite nga 51 burra, historia e francezes që tronditi botën, dëshmoi sot në gjyqin publik

05/09/2024
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një grua franceze, e cila u përdhunua nga disa burra të panjohur për mbi dhjetë vjet, pasi u drogua nga bashkëshorti i saj, tregoi në gjykatë për tmerrin që përjetoi kur mësoi se si ishte abuzuar me të.

Gisèle Pélicot, 72 vjeçe, dha dëshmi në ditën e tretë të gjyqit, se si 51 burra, përfshirë burrin e saj 50-vjeçar, Dominique, e përdhunan, duke thënë për këtë të fundit se kënaqej kur shihte burrat e tjerë që bënin seks me gruan e tij pa ndjenja, shkruan BBC.

Shumë të pandehur në këtë rast kundërshtojnë akuzën e përdhunimit kundër tyre, duke pretenduar se ata mendonin se po merrnin pjesë në një lojë seksuale konsensuale.

Ky është një rast që ka tronditur Francën, aq më tepër që gjyqi po zhvillohet publikisht.

Gisèle Pélicot hoqi dorë nga e drejta e saj për anonimitet dhe për të zhvilluar procedurat me dyer të mbyllura. Ajo kujtoi momentin në nëntor 2020 kur asaj iu kërkua nga policia të merrte pjesë në një intervistë së bashku me bashkëshortin e saj.

“Oficeri i policisë më pyeti për jetën time seksuale,” tha ajo në gjykatë. “I thashë se nuk kisha praktikuar kurrë shkëmbimin e partnerëve apo treshe dhe se nuk mund t’a pranoja të më prekte dikush tjetër.

“Por pas një ore oficeri hapi një dosje dhe më tregoi një fotografi. Nuk e njoha as burrin as gruan që flinte në shtrat. Oficeri pyeti: ‘Zonjë, a është ky shtrati dhe komodina juaj?’

“Ishte e vështirë ta dalloja veten të veshur në atë mënyrë. Pastaj më tregoi dy foto të tjera. I kërkova të ndalonte. Ishte e padurueshme. Unë isha pa vetëdije, në shtratin tim dhe një burrë po më përdhunonte. Bota ime u shkatërrua”, ka thënë ajo.

Gisèle tha se deri atëherë martesa e tyre kishte qenë e lumtur dhe ajo dhe burri i saj kishin kapërcyer një sërë vështirësish financiare dhe shëndetësore.

“Unë thjesht doja të zhdukesha. Por më duhej t’u thosha fëmijëve të mi se babai i tyre ishte i arrestuar.”

Në ditët në vijim, gjykata do të dëgjojë më shumë prova nga hetimi, se si Dominique dyshohet se ka kontaktuar burra përmes faqeve të internetit të seksit dhe i ka ftuar në shtëpinë e tij periferike në Mazan, një qytet në veri-lindje të Avignon.

Policia thotë se ai u dha burrave udhëzime se si të vepronin. Ata duhej të parkonin në një distancë nga shtëpia për të mos tërhequr vëmendjen dhe të prisnin deri në një orë në mënyrë që ilaçet e gjumit që ai i kishte dhënë Gisele të jepnin efekt.

Më tej ata pohojnë se, pasi të hynin në shtëpi, ata duhet të zhvisheshin në kuzhinë dhe më pas t’i ngrohnin duart me ujë të nxehtë. Duhani dhe parfumi nuk lejoheshin sepse mund të zgjonin Gisèle-n. Prezervativët nuk ishin kusht i nevojshëm.

Sipas hetimit, Dominique filmoi procedurat, duke krijuar një skedar me rreth 4000 foto dhe video.

Policia thotë se ka prova të rreth 200 përdhunimeve të kryera midis viteve 2011 dhe 2020, fillimisht në shtëpinë e tyre jashtë Parisit, por kryesisht në Mazan, ku ata u shpërngulën në vitin 2013.

Hetuesit pretendojnë se pak më shumë se gjysma e përdhunimeve janë kryer nga bashkëshorti i saj. Shumica e burrave të tjerë jetonin vetëm disa kilometra larg.

E pyetur të enjten nga gjykatësi nëse njihte ndonjë nga të akuzuarit, Gisèle tha se njihte vetëm një.

“Ai ishte fqinji ynë. Ai erdhi për të kontrolluar biçikletat tona. E kam parë në furrë buke. Ai ishte gjithmonë i sjellshëm. Nuk e kisha idenë se do të vinte të më përdhunonte.”

Pasi doli e vërteta, Gisèle zbuloi se ajo ishte bartëse e katër sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Previous Post

BDI bashkon degët e Shkupit, ja kush do ti paraprijë procesit

Next Post

Kurti kërkoi falje për detyrën, por mësuesi që e priti dje në shkollë insiston që kryeministri nuk gaboi

Related Posts

Botë

Qyteti spanjoll ndalon festën e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

06/08/2025
Botë

Rrëshqitje dheu në Indi, fshati ‘fshihet’ në 15 sekonda: 200 të zhdukur dhe 5 të vdekur

06/08/2025
Botë

E rëndë në Gaza!Kamioni me ndihma ushqimore përmbyset mbi turmën e njerëzve!

06/08/2025
Botë

I dërguari amerikan arrin në Moskë para skadimit të afatit të SHBA-së për armëpushim në Ukrainë

06/08/2025
Botë

Skandali i CV-ve trondit politikën spanjolle, disa figura politike japin dorëheqjen pas falsifikimit të diplomave

05/08/2025
Botë

OKB ngre alarmin: Sudani në prag të apokalipsit humanitar, mijëra fëmijë të përfshirë nga uria vdekjeprurëse

05/08/2025
Next Post

Kurti kërkoi falje për detyrën, por mësuesi që e priti dje në shkollë insiston që kryeministri nuk gaboi

Elmazi me strukturat e VLEN-it në Saraj: Së bashku duke ndërtuar rrugën drejt fitores!

06/08/2025

Cardi B “pushton” Parisin me ar dhe diamante, fatura e luksit arrin 189 mijë dollarë

06/08/2025

Ku u zhduk Valbona? Ja çka po ‘gatuan’ ajo

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk