Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Tymi nga zjarri në Kanada mbërrin në Evropë, shteti i parë që preket është Norvegjia

09/06/2023
Tymi nga zjarri në Kanada mbërrin në Evropë, shteti i parë që preket është Norvegjia
0
SHARES
19
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tymi nga qindra zjarret në Kanada, i cili tashmë ka mbuluar pjesë të SHBA-së dhe ka alarmuar rreth 75 milionë njerëz për cilësinë së ajrit, ka arritur deri në Norvegji, sipas shkencëtarëve vendorë.

Gjatë ditëve të fundit, tymi është shtrirë nga Kanadaja nëpër Grenlandë, Islandë, dhe tash në Norvegji, raporton CNN.

Shkencëtarët në Institutin e Kërkimeve Klimatike dhe Mjedisore në Norvegji (NILU) kanë mundur të zbulojnë rritjen e përqindjes së tymit duke përdorur instrumente shumë të ndjeshme dhe më pas të konfirmojnë origjinën e tij duke përdorur modelin e parashikimit.

Si pasojë, norvegjezët mund të jenë në gjendje të nuhasin dhe madje të vërejnë tymin si një mjegull e lehtë, por, ndryshe nga pjesët e SHBA-së që kanë parë ndotje të rrezikshme, atyre nuk do t’u ndikohet shëndeti, tha Nikolaos Evangeliou, shkencëtar i lartë në NILU.

“Zjarret që udhëtojnë nga distanca kaq të gjata arrijnë shumë të holluara”, ka deklaruar ai për CNN.

Gjatë ditëve në vijim, tymi pritet të përhapet në të gjithë Evropën, por nuk ka gjasa që njerëzit të jenë në gjendje të nuhasin ose vërejnë tymin, tha Evangeliou.

Nuk është e pazakontë që tymi i zjarrit të udhëtojë në distanca të gjata. “Tymi nga zjarret si ato në Kanada injektohet në lartësi të mëdha duke qëndruar në atmosferë më gjatë dhe në gjendje të udhëtojë në distanca të largëta,” ka thënë shkencëtari norvegjez.

Previous Post

Pas një muaji “pushim”, Berlusconi shtrohet sërish në spital

Next Post

Inzaghi para finales së Champions League: Është momenti ynë

Related Posts

Botë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Botë

Khamenei: Bashkëpunimi me SHBA nuk ka kuptim

03/11/2025
Botë

Belgjika nën kërcënimin e dronëve, ngre alarmin për sigurinë e vendeve të NATO-s

03/11/2025
Botë

​Netanyahu mbështet dënimin me vdekje për terroristët

03/11/2025
Next Post
Inzaghi para finales së Champions League: Është momenti ynë

Inzaghi para finales së Champions League: Është momenti ynë

Skandal në ushtrinë izraelite/ Arrestohet avokatja, publikoi videon e dhunës ndaj një palestinezi

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025

Rusia nis sulme të reja me dronë dhe raketa, Moska përparon në Pokrovsk

03/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk