Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut

11/12/2023
Turqia cakton 40 ditë paraburgim për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Maqedoninë e Veriut
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur të hënën se autoritetet gjyqësore turke i kanë zgjatur për dyzet ditë paraburgimin autorit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski.

Ministria turke e Punëve të Jashtme ka njoftuar Ambasadën maqedonase në Ankara se Kryeprokurori Publik i Balikesirit, qyteza ku u arrestua Palevski, i ka caktuar atij paraburgimin para ekstradimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh.

Ministria e Drejtësisë në Shkup i dorëzoi para pak ditësh autoriteteve turke dokumentacionin e nevojshëm me kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar për vrasjen e vajzës 14-vjeçe, Vanja Gjorçevska në Shkup dhe Pançe Zhezhovskit, 74-vjeçar nga Velesi. Maqedonia e Veriut dhe Turqia kanë një marrëveshje midis tyre për ekstradim, por ekspertët e çështjes në Shkup paralajmërojnë partitë politike dhe median që të mos e politizojnë aktin sepse, sipas tyre, mund të vështirësohen procedurat e ekstradimit të Palevskit në vend.

Ndërsa VMRO-DPMNE e opozitës akuzon qeverinë për lëshime rreth rastit të vrasjes, përkatësisht anashkalimin e hetimit të vrasjes së berberit Zhezhovski në Veles, eksponentë qeveritarë dhe të Lidhjes Social Demokrate në pushtet thonë se Lupço Palevski ishte i afërt me VMRO-në. Ndërkaq, zyrtarë të VMRO-së thonë se policia nuk e kishte kërkuar fare makinën e viktimës në Veles, ndërkohë që ajo ishte pikasur nga kamerat e sigurisë në një a dy lagje të Shkupit, pas aktit të vrasjes. Kjo makinë, më pas u përdor për rrëmbimin e adoleshentes Vanja Gjorçevska në qendër të Shkupit, në hyrje të ndërtesës ku banonte ajo. Opozita maqedonase thotë se vrasja e vajzës mund të mos kishte ndodhur sikur të ishte zbuluar makina e viktimës së parë. Partia kërkon dorëheqjen e Ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovki.

I dyshuari kryesor për vrasjen e dysfishtë, Lupço Palevski u kap më 5 dhjetor në qytezën Balikesir, në jug të Stambollit. Ai fillimisht ishte arratisur në Serbi, me ndihmën e avokatit të tij personal, të cilin e kishte gënjyer, sipas këtij të fundit, se duhej të shkonte atje për një kontroll shëndetësor. Avokati më pas u mor në pyetje në hetuesi në Shkup, por nuk janë caktuar masa kundër tij. Nga Beogradi, autori i dyshuar është larguar përmes Bullgarisë për në Turqi me ndihmën e një qytetari të Strumicës (në juglindje të Maqedonisë së Veriut). Organet hetuese e kishin zbuluar atë dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa nuk dihet nëse ky individ i kishte shpjeguar hollësitë rreth arratisjes së Palevskit në Turqi, ku rezultoi në kapjen e shpejt të tij nga policia e atjeshme.

Ndër pesë të arrestuarit që po mbahen në paraburgim në Shkup ndodhet edhe babai i 14-vjeçarës, Aleksandar Gjorçevski, i dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin e saj. Ai dyshohet se i kishte dhënë informata të akuzuarit kryesor, Palevski lidhur me lëvizjet e vajzës së tij.

Ajo u rrëmbye më 27 nëntor në hyrje të ndërtesës ku banonte në qendër të Shkupit. Autoritetet njoftuan se vajzës ia kishin lidhur duart dhe këmbët, e kishin futur në një thes dhe në bagazhin e makinës për ta dërguar pranë fshatit Brazdë në veri të Shkupi. Sipas organeve hetuese, pas rreth tre orësh nga rrëmbimi, vajza ishte ekzekutuar me armë zjarri.

Procedurat e autopsisë kanë përfunduar, por të dhëna konkrete nuk janë bërë të ditura për publikun. Babai i vajzës ka mohuar përfshirjen në vrasjen e saj, ndërkaq njëri nga të arrestuarit ka pranuar pjesëmarrjen në këtë vepër të rëndë.

Nga ana tjetër, rasti i vrasjes së adoleshentes është i mbështjellë me mister, teksa një pjesë e medias flet për njohjen dhe miqësinë e autorit të dyshuar për vrasjen me familjen e viktimës; se gjyshi i Vanjës, i cili kishte qenë më parë drejtor i Doganave, të kishte bërë biznes me Palevksin, ky i fundit i njohur si sipërmarrës në fushën e ndërtimit. Sipas medias lokale, ndërtesën ku banonte vajza me të motrën dhe nënën e sj, e kishte ndërtuar Lupço Palevski.

Sipas dyshimeve të policisë, motivi i rrëmbimit dhe vrasjes së Vanja Gjorçevskës mund të jetë përfitimi material, apo zhvatja e parave nga nëna e saj që kishte shitur së fundmi një banesë të trashëguar prej prindërve të saj. Dy prindërit e vajzës ishin të divorcuar./voa/

Previous Post

Merret në pyetje Rishi Sunak/ Hetimi se si qeveria e menaxhoi krizën e pandemisë së Covid

Next Post

Dhuna mes tifozëve në Greqi, qeveria miraton masa të rrepta për të frenuar fenomenin

Related Posts

Maqedoni

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

19/08/2025
Aktuale

Kryeparlamentari Gashi në Kosovë, takon Albin Kurtin

19/08/2025
Aktuale

Fetai: Rrisim transparencën institucionale

19/08/2025
Maqedoni

Mexhiti: Ne i mbajmë premtimet dhe e kthejmë vizionin në realitet

19/08/2025
Maqedoni

Të paraburgosurit nga burgu i Shutkës nuk sillen në gjykatë, Penalja në Shkup ka shtyrë disa seanca

19/08/2025
Maqedoni

Ndahet nga jeta pedagogu dhe muzikologu Sabaudin Zhuta

19/08/2025
Next Post
Dhuna mes tifozëve në Greqi, qeveria miraton masa të rrepta për të frenuar fenomenin

Dhuna mes tifozëve në Greqi, qeveria miraton masa të rrepta për të frenuar fenomenin

Kondova mirëpriti me zemër të hapur Muhamed Elmazin

19/08/2025

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Ankara, Rutte: Do vazhdojmë të ndërtojmë një aleancë më të fortë

19/08/2025

Zvicra: Nuk e arrestojmë Putinin nëse vjen për bisedime paqeje

19/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk