Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Turqia bllokon Suedinë në anëtarësimin në NATO, Stoltenberg: Dallime të forta mes palëve

06/07/2023
Turqia bllokon Suedinë në anëtarësimin në NATO, Stoltenberg: Dallime të forta mes palëve
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se Suedia dhe Turqia kanë bërë njëfarë përparimi në bisedimet e tyre në lidhje me anëtarësimin e Suedisë në NATO dhe tejkalimin e kundërshtimeve të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Megjithatë, ka ende dallime të forta midis qëndrimeve të tyre që duhet të adresohen.

Stoltenberg deklaroi se ai, Erdogan dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në Vilnius, Lituani, të hënën, pak para samitit të NATO-s, për të diskutuar mbi këto dallime dhe për të gjetur gjuhën e përbashkët.

Shpresa ishte fillimisht për të zgjidhur çështjet përpara samitit, i cili do të kishte shënuar një moment simbolik dhe një shenjë se veprimet e Rusisë në Ukrainë po i shtyjnë vendet të anëtarësohen në NATO.

Më herët zyrtarë të lartë nga Suedia dhe Turqia shkuan në selinë e NATO-s në Bruksel për të adresuar kundërshtimet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake.

Bisedimet, të udhëhequra nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, përfshijnë ministrat e jashtëm, shefat e inteligjencës dhe këshilltarët e sigurisë kombëtare të të dy vendeve.

Përfaqësues nga Finlanda, e cila zgjidhi me sukses shqetësimet e Turqisë dhe u bashkua me NATO-n në prill, gjithashtu po marrin pjesë në këtë takim.

Delegacioni turk përfshin ministrin e Jashtën Hakan Fidan, këshilltarin e Erdoganit Akif Cagatay Kilic, zëvendësministrin e Jashtëm Burak Akcapar dhe shefin e inteligjencës Ibrahim Kalin.

Suedia dhe Finlanda braktisën politikën e tyre të gjatë të mosangazhimit ushtarak pas pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt të vitit 2022 dhe aplikuan për anëtarësim në NATO. Vetëm Turqia dhe Hungaria e kanë vonuar anëtarësimin e Suedisë, ndërsa 29 aleatët e tjerë, e kanë pranuar se Suedia ka përmbushur kërkesat e Turqisë.

Suedia ka bërë lëshime të tilla si ndryshimi i ligjeve kundër terrorizmit dhe heqjen e embargos së armëve ndaj Turqisë.

Turqia akuzon Suedinë se është mbron grupet që ajo i konsideron kërcënime të sigurisë, duke përfshirë grupet militante kurde dhe individët e lidhur me tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

NATO kërkon miratimin unanim të të 31 anëtarëve për zgjerim.

Përpara takimit, një gjykatë suedeze shpalli fajtor një burrë turk për posedim armësh dhe tentativë për financimin e terrorizmit, duke vepruar në emër të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

PKK është përfshirë në një kryengritje në Turqinë juglindore që nga viti 1984 dhe është cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Mbetet e pasigurt nëse ky veprim gjyqësor do të ndikojë në qëndrimin e Erdoganit.

Hungaria po vonon gjithashtu miratimin e kandidaturës së Suedisë pa shprehur qartë shqetësimet e saj. Zyrtarët e NATO-s parashikojnë që Hungaria do të ndjekë shembullin e Turqisë sapo Turqia të heqë kundërshtimet e saj.

Tensionet mes Suedisë dhe Turqisë janë nxitur nga një protestë për djegien e Kuranit jashtë një xhamie në Stokholm. Erdogan kritikoi Suedinë për lejimin e protestës.

Qëllimi i takimit aktual është të trajtojë shqetësimet e mbetura të Turqisë. Erdogan po kërkon gjithashtu avionë luftarakë F-16 nga Shtetet e Bashkuara, por presidenti Joe Biden ka treguar se anëtarësimi i Suedisë duhet të miratohet së pari.

NATO kishte shpresuar ta zgjidhte çështjen përpara samitit të saj në Lituani nga 11-12 korriku, pasi hyrja e Suedisë do të ishte një moment domethënës që simbolizon ndikimin e veprimeve të Rusisë në nxitjen e vendeve për t’u bashkuar me aleancën. Megjithatë, shpresat për një zgjidhje të shpejtë janë zvogëluar./REL

Previous Post

Nxisin dhunë e trazira, Macron vendos të kufizojë rrjetet sociale

Next Post

Janakievski dërgohet në burgun e Idrizovës

Related Posts

Rajon

Kjo është 36-vjeçarja shqiptare që u vra nga bashkëshorti në Greqi, e goditi me thikë në qafë dhe shpinë, fëmijët panë krimin

22/08/2025
Rajon

“Na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, dëshmitari okular përshkruan momentet pas aksidentit tragjik në Greqi, 3 shqiptarë u dogjën në makinë

20/08/2025
Rajon

Serbi: Dhunë, kaos dhe kërcënime

20/08/2025
Rajon

Grafiti provokues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

19/08/2025
Rajon

Aksident tragjik në Greqi, vdesin tre shqiptarë! Kamioni u përplas me dy makina

18/08/2025
Rajon

Tragjike! Autoambulanca përmbyset rrugës për spital, ndërron jetë pacienti

18/08/2025
Next Post
Janakievski dërgohet në burgun e Idrizovës

Janakievski dërgohet në burgun e Idrizovës

Zgjedhjet lokale/ Prej nesër fillon kontrolli publik i Listës së Zgjedhësve

22/08/2025

Zgjedhjet lokale/ Prej nesër fillon kontrolli publik i Listës së Zgjedhësve

22/08/2025

​Fluksi në pikat kufitare, vazhdojnë pritjet e gjata

22/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk