Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump rikthen shpresat në Kosovë e Serbi 

07/12/2024
0
SHARES
21
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë Beogradi dhe Prishtina nuk pajtohen për shumë gjëra, por të paktën për një gjë janë dakord. 

Sipas portalit prestigjoz Politico, Vuçiç e Kurti e shohin rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë me 20 Janar si një mundësi për uljen e tensioneve në Ballkanin Perendimor. 

Optimizmi i tyre, thuhet në këtë shkrim, nuk është i pabazë pasi gjatë administratës së parë Trump, SHBA-të bënë përpjekje të konsiderueshme diplomatike për të promovuar dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. 

Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç argumenton se administrata e parë e Trump injektoi “ide të reja” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi. 

Gjuriç thekson se ndihma për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të gjata në Ballkan do të kishte një domethënie për Shtetet e Bashkuara. 

“Unë shpresoj se do të jemi në gjendje të tërheqim vëmendjen e  administrates  së re, të drejtuar nga presidenti Trump. Administrata e dytë e drejtuar nga republikanët përfaqëson një mundësi të re për të rigjallëruar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe po ashtu si një mundësi për të ulur tensionet në Ballkanin Perëndimor. Një qasje e re amerikane do të ishte e mirëseardhur per serbët dhe shqiptarët. Ka një padurim të sinqertë në popullin serb për të krijuar një lloj të ri marrëdhëniesh me Shtetet e Bashkuara”. 

Gjuriç adreson një ftesë për Trump pasi sipas tij asnjë president amerikan që nga Jimmy Carter nuk e ka vizituar Beogradin. 

Ndër hapat pozitivë të ndërmarra nga administrata në largim e Biden, Gjuriç permend emërimin e diplomatit veteran Chris Hill si ambasador i SHBA-së në Serbi si dhe përpjekjet për të forcuar lidhjet midis Serbisë dhe Kroacisë. 

Komentet e Gjuriçit vijnë në një kohe kur janë rishfaqur tensionet pasi nga një shpërthim i

fuqishëm në veriun e Kosovës, i populluar kryesisht nga serbë etnikë, u ndërpre furnizimi me ujë dhe energji për shumicën e qytetarëve të vendit.

Kosova akuzoi Serbinë për këtë akt, ndërsa Beogradi kërkon hetim nderkombtar.

Nën administratën e parë Trump, SHBA-ja investoi burime të konsiderueshme diplomatike për të promovuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Trump emëroi Richard Grenell si të dërguar të posaçëm në rajon dhe ai gjithashtu priti Vuçiç dhe ish kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti në një takim trepalësh në Shtëpinë e Bardhë në Shtator 2020.

Në Zyrën Ovale, të dyja vendet nënshkruan një marrëveshje që normalizon lidhjet ekonomike por që u hodh në kosh nga Albin Kurti.

Gjithsesi nuk ka asnjë indikacion se Ballkani Perendimor është në qendër të vëmendjes së zyrtarëve të administratës së re të udhëhequr nga Donald Trump.

Presidenti i zgjedhur ka folur kryesisht për Rusinë, Kinën dhe Lindjen e Mesme.

Klan News

Previous Post

Klubi i njohur merr vendimin për Ismajlin

Next Post

Ky banor i Big Brother nuk ia ka idenë se kush është Ismail Kadare

Related Posts

Botë

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025
Kosovë

Kosova në NATO me ndihmën e SHBA? Osmani pret zyrtarin e lartë amerikan të Mbrojtjes, i kërkon mbështetje

02/08/2025
Botë

Ky është çmimi tronditës që thuhet se Apple po paguan për tarifat e Trumpit

02/08/2025
Botë

Skandal! Djalit 10-vjeçar i skadon pasaporta, prindërit e braktisin në aeroport për të mos humbur fluturimin

02/08/2025
Botë

Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

02/08/2025
Botë

Hamasi refuzon të çarmatoset: Nuk do të ndodhë derisa të krijohet shteti palestinez

02/08/2025
Next Post

Ky banor i Big Brother nuk ia ka idenë se kush është Ismail Kadare

E rëndë/26 vjeçari i papunë prej kohësh, plagos nënën e tij disa herë me thikë!

02/08/2025

Skandal korrupsioni në Ukrainë/ Kontrata shtetërore me çmime të fryra për dronë

02/08/2025

Nga java e ardhshme rritje të temperaturave

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk