Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump refuzoi të ndihmojë Zelenskyn, Biden i dhuron Ukrainës 8 miliardë dollarë

26/09/2024
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi më 26 shtator për ndihmën e re ushtarake për Ukrainën në vlerë prej mbi 8 miliardë dollarë, para takimit që do të zhvillojë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington.

“Përmes këtyre veprimeve, mesazhi im është i qartë: SHBA-ja do t’i japë Ukrainës mbështetjen që i duhet për ta fituar këtë luftë”, tha Biden përmes një deklarate.

Paketa përfshin për herë të parë një sistem, që është një bombë precize rrëshqitëse me rreze prej 130 kilometrash, e që lëshohet nga një avion luftarak. Po ashtu, në paketë përfshihen bateri shtesë të sistemeve Patriot dhe raketa AMRAAM.

Biden, që përfundon mandatin në janar, tha se trajnimi i pilotëve ukrainas për avionët F-16 do të zgjerohet, përfshirë trajnimi i 18 pilotëve shtesë vitin e ardhshëm.

Ai tha se Uashingtoni dhe partnerët e tij po ndërmarrin hapa për të penguar rrjetin e kriptovalutave që po përdoret nga Rusia për të shmangur sanksionet dhe për të shpërlarë para, por nuk elaboroi më shumë.

Biden po ashtu njoftoi se muajin e ardhshëm do të mbahet në Gjermani Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, që përbëhet nga më shumë se 50 shtete. Ai tha se mbledhja do të përqendrohet për të koordinuar më mirë përpjekjet për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit rus.

Zelensky përmes një postimi në X e falënderoi Bidenin për paketën e re të ndihmës.

Zelensky pritet që ta shpalosë “planin e paqes” gjatë takimit që do të zhvillojë më vonë gjatë 26 shtatorit me Bidenin dhe nënpresidenten Kamala Harris në Shtëpinë e Bardhë.

Biden dhe Zelensky kanë zhvilluar një bisedë të shkurtër në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 25 shtator.

SHBA-ja, mbështetësja kryesore e Ukrainës, dhe aleatët perëndimorë i kanë dhënë Kievit ndihma ushtarake në vlerë prej miliarda dollarësh dhe kanë vendosur një sërë rundesh të sanksioneve kundër Moskës, që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022./ rel

Previous Post

Gjermania paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë eurosh për Ukrainën

Next Post

E rëndë në Itali, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

E rëndë në Itali, aksidentohet autobusi me nxënës shkolle

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk