Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump: Putin duhet të ndalë luftën në Ukrainë e jo të testojë raketa

27/10/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan, Donld Trump, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, duhet t’i japë fund luftës në Ukrainë në vend se të testojë raketa me kapacitet bërthamor. Udhëheqësi amerikan shtoi se vendi i tij e ka të pozicionuar një nëndetëse bërthamore afër brigjeve të Rusisë.

Një ditë më parë, Putin tha se Rusia ka testuar me sukses raketën lundruese, që funksionon me energji bërthamore, Burevestnik – armë me kapacitet bërthamor që Moska pretendon se mund të depërtojë në çdo mburojë mbrojtëse.

Putin tha se shteti do të lëvizë drejt dislokimit të kësaj arme.

Moska tha se raketa 9M730 Burevestnik (e njohur si Storm Petrel) kishte fluturuar 14.000 kilometra. I pyetur në bordin e avionit presidencial për testimin e raketës, që NATO e ka quajtur SSC-X-9 Skyfall, Trump tha se SHBA-ja nuk ka nevojë të fluturojë aq larg, pasi ka një nëndetëse bërthamore në brigjet e Rusisë.

“Ata e dinë që ne kemi një nëndetëse bërthamore, më të mirën në botë, pranë brigjeve të tyre. Kështu që, nuk kemi nevojë të fluturojmë 8 mijë milje [14.000 kilometra]”, u tha Trump gazetarëve sipas një audio-incizimi të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

“Dhe, për hir të së vërtetës, nuk mendoj se është gjëja e duhur që Putini të flasë për këtë. Ai duhet t’i japë fund luftës, luftë që duhej të zgjaste vetëm një javë… e që tani është në vitin e katërt të saj, e jo të testojë raketa”.

Që kur u bë publik raketa 9M730 Burevestnik më 2018, Putin e ka paraqitur këtë armë si përgjigje ndaj lëvizjeve të SHBA-së për të krijuar një mburojë nga sulmet ajrore, pasi Uashingtoni më 2001 u tërhoq nga Traktati për raketa antibalistike i vitit 1972.

I pyetur për deklaratat e Trumpit, Kremlini tha se Rusia udhëhiqet nga interesat e saj kombëtare, por nuk sheh arsye që testimi i raketës të përkeqësojë raportet me Shtëpinë e Bardhë.

“Pavarësisht gatishmërisë sonë për dialog me Shtetet e Bashkuara, Rusia – para së gjithash presidenti i saj- udhëhiqet nga interesat kombëtare”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Trump vazhdimisht ka folur për dislokimin e nëndetëseve amerikane pranë brigjeve të Rusisë, pas deklaratave të ish-presidentit rus, Dmitry Medvedev, mbi rrezikun e një lufte midis dy fuqive bërthamore.

Megjithatë, është gjë e rrallë që palët të flasin publikisht për vendndodhjen e nëndetëseve të armatosura me armë bërthamore.

Duke folur për testimin e raketës ruse, Trump u shpreh:“Ne testojmë raketa gjatë gjithë kohës”.

“Ata nuk po luajnë lojëra me ne, e as ne nuk po luajmë lojëra me ta”, tha Trump./REL

Previous Post

Drejtori i Higjienës Komunale të Shkupit, Sabahedin Rustemi përfundoi në pranga

Next Post

Skandal tronditës në Turqi: 371 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive

Related Posts

Botë

Pamje nga aksidenti me Lamborghini, dëmi 100 mijë euro

27/10/2025
Botë

Turqia nënshkruan marrëveshje me Britaninë për blerjen e 20 avionëve luftarakë

27/10/2025
Botë

Nis rindërtimi i Gazës

27/10/2025
Botë

Presidenti 92-vjeçar i Kamerunit fiton mandatin e tetë të diskutueshëm

27/10/2025
Botë

Trump porosit Putinin – Ndale luftën, mos testo armë bërthamore

27/10/2025
Botë

SHBA dhe Kina afër marrëveshjes tregtare: Trump dhe Xi pritet të takohen pas gjashtë vitesh

27/10/2025
Next Post

Skandal tronditës në Turqi: 371 gjyqtarë të përfshirë në bastet sportive

Mickoski: Të dielën të dalim masivisht në zgjedhje, qëndrimi në shtëpi është opsioni më i keq

27/10/2025

Bardhi dhe Sara prindër për herë të dytë?

27/10/2025

Arbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

27/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk