Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump planifikon ashpërsim të ligjit elektoral në SHBA! Do të kërkohet shtetësia amerikane

28/03/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA.

Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane. Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja ka dështuar në “zbatimin e masave bazë dhe të nevojshme për zgjedhjet”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.

Shteteve federale u kërkohet të bashkëpunojnë me autoritetet federale për të shkëmbyer listat e votuesve dhe për të ndjekur penalisht krimet zgjedhore.

Presidenti i SHBA-së nuk mund t’i detyrojë drejtpërdrejt shtetet federale të ndryshojnë ligjet zgjedhore. Për të zbatuar planet e tij, Trump planifikon të ushtrojë presion financiar: fonde të caktuara federale do të dërgohen vetëm në shtetet që pajtohen me dekretin dhe e zbatojnë atë.

Pas nënshkrimit të projektligjit Trumpi njoftoi se javët e ardhshme do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm sa i përket ligjit elektoral në SHBA. Dekreti i Trumpit pritet të kundërshtohet në gjykatë nga organizatat që merren me ligjin elektoral. Ata argumentojnë se rreth nëntë për qind e qytetarëve amerikanë të moshës për të votuar, pra rreth 21.3 milionë vetë, nuk kanë dëshmi për shtetësinë e tyre.

Po ashtu edhe gratë e martuara që kanë ndryshuar mbiemrat e tyre, mund të kenë probleme me regjistrimin, sepse në certifikatat e tyre të lindjes kanë mbiemrin e vajzërisë. Kjo u bë e dukshme së fundmi në zgjedhjet në New Hampshire.

Trumpi ka kritikuar vazhdimisht se zgjedhjet manipulohen, veçanërisht pas humbjes së tij ndaj Joe Biden në vitin 2020. Trump ka qenë veçanërisht kritik ndaj votimit me postë, duke pretenduar pa prova se ai është i pasigurt dhe hap rrugën për mashtrime.

Previous Post

Tërmet i fuqishëm në Mianmar, panik në Bangkok

Next Post

200 mijë euro gjobë për kompaninë BULMAK për kundërvajtje të kategorisë së tretë

Related Posts

Botë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan

15/10/2025
Botë

Ky është njeriu me emrin më të gjatë në botë, i duhen 20 minuta për ta thënë të plotë

15/10/2025
Botë

Autobusi shpërthen në flakë, të paktën 20 viktima në Indi

15/10/2025
Botë

Kapen 184 kg kokainë me vlerë 18 milionë euro në Gjermani, akuzohen dy shqiptarë

15/10/2025
Botë

Sot Dita Ndërkombëtare e ecjes në natyrë

15/10/2025
Aktuale

OKB fillon operacionin e pastrimit në Gaza, 80 për qind e ndërtesave të rrënuara

14/10/2025
Next Post

200 mijë euro gjobë për kompaninë BULMAK për kundërvajtje të kategorisë së tretë

Kasami takim me të rinjtë: Ju vetë duhet ta hartoni rrugën tuaj

15/10/2025

Prokuroria aprovoi ankesën e Lidhjes së Boshnjakëve kundër Stoillkoviqit

15/10/2025

Kryeministri Mickoski zhvilloi takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

15/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk