Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump i heq Kamala Harris mbrojtjen nga Shërbimi Sekret

29/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Donald Trump nënshkroi një dokument që i heq ish-zëvendëspresidentes Kamala Harris mbrojtjen e zgjeruar nga Shërbimi Sekret, një vendim që përmbys një urdhër të paraardhësit të tij Joe Biden. Ky urdhër, i datës 28 gusht dhe titulluar “Memorandum për Sekretarin e Sigurisë Kombëtare”, njofton ndërprerjen e të gjitha masave të sigurisë përtej asaj që kërkohet ligjërisht, duke hyrë në fuqi më 1 shtator 2025.

Sipas ligjit federal, ish-presidentët marrin mbrojtje për jetë, ndërsa ish-nënpresidentët kanë të drejtë për gjashtë muaj mbrojtje pas përfundimit të mandatit të tyre. Për Harris, kjo periudhë kishte skaduar në korrik 2024, por Biden kishte nënshkruar një urdhër që e zgjaste mbrojtjen për një vit tjetër. Ky është pikërisht urdhri që Trump e ka revokuar.

Vendimi vjen pak para se Harris të nisë një turne mbarëkombëtar për promovimin e librit të saj të ri, “107 Ditë”, që do të dalë në shitje më 23 shtator. Turneu konsiderohet angazhimi i saj më i madh publik që nga largimi nga detyra, pasi ka pasur pak paraqitje publike në të kaluarën.

Ndihmësja e Harris, Kirsten Allen, deklaroi se ish-zëvendëspresidentja është mirënjohëse ndaj Shërbimit Sekret për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj sigurisë. Megjithatë, ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se humbja e mbrojtjes zyrtare nuk prek vetëm shoqërimin 24-orësh, por edhe aksesin në analizën e kërcënimeve, monitorimin e komunikimeve elektronike dhe vlerësimin e rrezikut në rrjetet sociale. Vlerësohet se një mbrojtje private me nivel të ngjashëm mund të kushtojë miliona dollarë në vit.

Previous Post

Mexhiti: Votuesi i Çairit është i mençur dhe dinjitoz, më 19 tetor do ta ndëshkojë arrogancën!

Next Post

FC Shkupi thellon krizën, mposhtet nga Vardari në Strumicë

Related Posts

Botë

Trump merr goditje të rëndë nga bashkëpartiakët/ Senati miraton përfundimin e tarifave ndaj më shumë se 100 shteteve

31/10/2025
Biznes

Sot Dita Botërore e Kursimeve

31/10/2025
Botë

Dramë në pallatin britanik: Princi Charles ia heq edhe titullin e princit vëllait të tij

30/10/2025
Botë

Trump kufizon numrin e emigrantëve që do të pranohen në SHBA

30/10/2025
Botë

A po sundon Trump si një Mbret?

30/10/2025
Botë

Arabia Saudite ka prezantuar ndryshime të reja në rregulloret e vizave të Umrës

30/10/2025
Next Post

FC Shkupi thellon krizën, mposhtet nga Vardari në Strumicë

Linjë telefonike falas për t’i paraqitur shkelësit e rregullave të votimit

31/10/2025

Nis shitja në tregun e zi të biletave të ndeshjes Kosovë – Zvicër

31/10/2025

Arsovska fali sulmuesin, Nuredini mori dënim me kusht

31/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk