Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump gëzon shëndet të plotë, presidenti amerikan kalon testet mjekësore

12/04/2025
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pasi iu nënshtrua kontrollit të parë mjekësor që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ndihet “në formë shumë të mirë”.

Ai iu nënshtrua kontrolleve kardiake, si dhe atyre për shëndetin mendor, në Qendrën Mjekësore “Walter Reed” në periferi të Uashingtonit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë u tha gazetarëve në avionin presidencial se “u përgjigj saktë në çdo pyetje” në testin për shëndetin mendor dhe shtoi se jo vetëm që ka zemër të mirë, por ka gjithashtu edhe “shpirt shumë të mirë”.

Ai theksoi se raporti pritet të publikohet më 13 prill.

Presidentët amerikanë e kanë zakon të japin hollësi për shëndetin dhe mirëqenien e tyre, megjithëse nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.

Donald Trump është akuzuar vazhdimisht për mungesë transparence në lidhje me shëndetin e tij, por Shtëpia e Bardhë tha se mjeku presidencial, Sean Barbabella, do të japë një përmbledhje të ekzaminimit dhe se “natyrisht” kjo do të bëhet publike.

Presidenti amerikan, një adhurues i madh i golfit, i cili nuk pi alkool apo cigare, është krenuar vazhdimisht për energjinë e tij që nga fillimi i mandatit të dytë. Megjithatë, është e njohur se ushqimi i shpejtë është dobësia e tij.

Ekzaminimet e bëra gjatë mandatit të parë treguan se Trump po merrte ilaçe për të trajtuar kolesterolin e lartë.

Previous Post

Ja ku do të zhvillohet ndeshja Shqipëri-Serbi

Next Post

Autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd?!

Related Posts

Botë

I dërguari i posaçëm i SHBA-së dhe shefi i CENTCOM-it vizitojnë Rripin e Gazës pas tërheqjes së forcave izraelite

11/10/2025
Botë

Shqiptari kapet duke hedhur plehrat e biznesit në parkun e New York, arrestohet

11/10/2025
Botë

Macron konfirmon sërish Lecornu-n si kryeministër

10/10/2025
Botë

Shpërthen fabrika e municioneve në Tennessee të ShBA-së, raportohet për disa viktima

10/10/2025
Botë

Fillon periudha 72-orëshe për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza

10/10/2025
Botë

Ndahet çmimi “Nobel” për paqen, e fiton një politikane

10/10/2025
Next Post

Autobusë të kompanive kosovare po i çojnë serbët në tubimin pro-Vuçiq në Beograd?!

Festë e “çmendur” kuqezi në dhomat e zhveshjes pas fitores me Serbinë (VIDEO)

11/10/2025

Fitore historike: Shqipëria mposht Serbinë 1–0

11/10/2025

Festoi golin e Manajt ndaj Serbisë duke qëlluar me pistoletë, arrestohet

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk