Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Trump do të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales Notre Dame

03/12/2024
0
SHARES
12
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump do të marrë pjesë këtë fundjave në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre Dame në Paris, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që pas zgjedhjeve.

Katedralja rihapet të shtunën pas më shumë se pesë vitesh rindërtimi pas një zjarri masiv në vitin 2019 që pothuajse e shkatërroi këtë objekt historik të Parisit.

Në ceremonitë që do të mbahen të shtunën dhe të dielën nën masa të larta sigurie, pritet të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish.

Trump njoftoi se ai do të jetë njëri prej tyre me një postim në rrjetin e tij social Truth Social të hënën në mbrëmje.

“Jam i nderuar të njoftoj se do të udhëtoj në Paris, Francë të shtunën për të marrë pjesë në rihapjen e Katedrales së mrekullueshme dhe historike Notre Dame, e cila është restauruar plotësisht pas një zjarri shkatërrues pesë vjet më parë,” shkroi ai.

“Presidenti Emmanuel Macron ka bërë një punë të mrekullueshme që Notre Dame të rikthehet plotësisht në madhështinë e saj. Do të jetë një ditë shumë e veçantë për të gjithë!”

Do të jetë udhëtimi i parë i Trump jashtë vendit që kur fitoi zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ai shkoi në Skoci dhe Irlandë në maj 2023, kur po kandidonte, për të vizituar klubet e golfit të kompanisë së tij.

Trump ishte president në vitin 2019 kur një zjarr masiv përfshiu Katedralen Notre Dame, duke shembur majën e saj dhe duke kërcënuar të shkatërrojë një nga thesaret më të mëdha arkitekturore në botë, e njohur për artin magjepsës në panelet prej xhami.

“Sa e tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në Katedralen Notre Dame në Paris,” shkruante ai atëherë në Twitter, sot platforma X.

Trump foli gjithashtu në atë kohë me zotin Macron dhe Papa Françeskun për të shprehur keqardhjen e tij dhe tha se u kishte ofruar “ndihmën e ekspertëve tanë të mëdhenj të restaurimit dhe ndërtimit”.

Presidenti i zgjedhur Trump dhe Presidenti Macron kanë pasur një marrëdhënie të ndërlikuar. Gjatë mandatit të parë të zotit Trump në detyrë, zoti Macron ishte një ndër udhëheqësit botërorë më të aftë për të menaxhuar temperamentin e paparashikueshëm të presidentit amerikan, ndërsa bëri përpjekje për të zhvilluar një lidhje personale me të. Zoti Macron ishte i ftuari i nderit në darkën e parë shtetërore të zotit Trump dhe ky i fundit udhëtoi disa herë në Francë.

Por marrëdhënia mes tyre u përkeqësua më pas dhe zoti Macron e kritikoi atë lidhur me qëndrimet ndaj NATO-s.

Gjatë fushatës për një mandat të dytë këtë vit, zoti Trump shpesh e vuri në lojë zotin Macron në fushatën elektorale, duke imituar theksin e tij dhe duke paralajmëruar se do të vendoste tarifa të larta për verën dhe shampanjën që dërgoheshin në SHBA, nëse Franca përpiqej të taksonte kompanitë amerikane.

Pasi Trump fitoi në zgjedhje muajin e kaluar, zoti Macron ishte ndër udhëheqësit e parë botërorë që e uroi duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Presidenti Macron dhe udhëheqës të tjerë evropianë po përpiqen ta bindin Trump që të mos tërhiqet nga mbështetja e Amerikës për Ukrainën në luftën e saj kundër agresionit të Rusisë.

Udhëheqësit evropianë shpresojnë të bindin Trump se një fitore e Rusisë do të shihej si një disfatë për Shtetet e Bashkuara dhe për presidentin e ardhshëm.

Presidenti i zgjedhur Trump gjatë fundjavës njoftoi se synon të emërojë babanë e dhëndrit të tij, Jared Kushner, Charles Kushner për të shërbyer si ambasador në Francë.

Në dhjetor 2020 kur ishte ende president, Trump e fali Kushner, i cili ishte deklaruar fajtor vite më parë për evazion fiskal dhe dhurime të paligjshme të fushatës.

Rihapja e Katedrales Notre Dame do të shoqërohet nga festime të sofistikuara disaditore, përfshirë shërbesa fetare, ceremoni solemne dhe një koncert me artistë të famshëm botërorë./VOA

Previous Post

Edi thumbon rënd këtë çift të BBVK

Next Post

Mickoski nga Brukseli: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore për shtetin por ultimatume nuk pranojmë

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post

Mickoski nga Brukseli: Jemi të gatshëm të diskutojmë për gjithçka që është parimore për shtetin por ultimatume nuk pranojmë

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk