Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Tripunovski paralajmëron fokus te bujqësia vendore dhe mbushje të rezervave me grurë maqedonas

28/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Korrja e këtij viti e grurit solli rritje të konsiderueshme dhe rezultate pozitive për bujqësinë vendore. Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në një intervistë për “Newsmax Balkans” paraqiti shifrat dhe njoftoi masa konkrete me të cilat shteti e orienton fokusin drejt rritjes së prodhimit vendor dhe sigurimit të rezervave shtetërore me produkte maqedonase.

“Korrja e grurit këtë vit është kryer në sipërfaqe më të mëdha në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave me të cilat disponon Ministria, gruri është mbjellë në rreth 70.000 hektarë, ndërsa nga korrja janë mbledhur mbi 280.000 tonë, sasi që pothuajse i mbulon tërësisht nevojat vendore”, theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Ministri theksoi se institucioni po punon aktivisht në transformimin e sistemit bujqësor, me një synim të qartë – uljen e varësisë nga importi.

“Po punojmë për rritjen e prodhimit, me qëllim që Maqedonia më në fund të mos cilësohet si shtet i varur nga importi. Trendi i rritjes së prodhimit është tregues serioz”, sqaroi ai.

Si një nga hapat kyç, Tripunovski paralajmëroi se pas një periudhe të gjatë, shteti do të mbushë sërish rezervat me prodhim vendor.

“Nuk mund të lejojmë që rezervat shtetërore t’i mbushim me grurë që vjen jashtë kufijve tanë, por rezervat do t’i mbushim me grurin tonë vendor. Është shpallur edhe thirrja e parë për furnizim me 9.000 tonë nga korrja e vitit 2025, drejtpërdrejt nga prodhuesit”, theksoi ministri Tripunovski.

Përveç kësaj, ai njoftoi një risi në trajtimin e kulturave bujqësore me rëndësi strategjike për shtetin. Për herë të parë, orizi është përfshirë si kulturë strategjike në rezervat shtetërore, ndërsa këtë vit ato do të mbushen me 2.400 tonë oriz të papërpunuar.

Me këto masa, Ministria dërgon një mesazh të qartë për mbështetjen e bujqve maqedonas dhe stabilitetin afatgjatë të sistemit ushqimor.

Previous Post

Rutte: Sulmet ruse në Kiev, tregojnë se nuk mund të jemi naivë në lidhje me Rusinë

Next Post

“Bota duhet të veprojë”, Zelensky kërkon mbështetjen e OKB-së pas sulmit rus

Related Posts

Aktuale

Deri më tani janë refuzuar 5 kandidatë për kryetar komune, në 20 komuna të RMV-së do të ketë vetëm dy kandidatë

22/09/2025
Maqedoni

I sulmoi prindërit pasi nuk i dhanë para, hetime për 40 vjeçarin nga Shkupi

22/09/2025
Maqedoni

Dhjetëra policë dhe protestues të plagosur në Milano në protestën pro Gazës (VIDEO)

22/09/2025
Maqedoni

Nesër do të ketë regjim të posaçëm trafiku në Shkup

22/09/2025
Maqedoni

Prof. Dr. Qani ef. Nesimi tërhiqet nga Myftinia e Tetovës

22/09/2025
Maqedoni

Struga fiton Sileksin në Kratovë, Arsimi humb nga Brera

22/09/2025
Next Post

“Bota duhet të veprojë”, Zelensky kërkon mbështetjen e OKB-së pas sulmit rus

Trazira në Milano: Protesta për Gazën përfundon në kaos, 60 policë të plagosur (VIDEO)

22/09/2025

Luis Enrique trajneri më i mirë i vitit

22/09/2025

Deri më tani janë refuzuar 5 kandidatë për kryetar komune, në 20 komuna të RMV-së do të ketë vetëm dy kandidatë

22/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk