Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Tripunovski njofton masa të reja për fermerët e rinj dhe mbështetje për modernizim

29/08/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, vazhdon me mbështetjen intensive për modernizimin e bujqësisë, duke vënë theks të veçantë edhe te fermerët e rinj. Në një intervistë për „News Max Balkans“, ministri paraqiti rezultatet nga thirrjet e realizuara, si dhe planet për periudhën e ardhshme.

“Si Ministri po punojmë në drejtim të modernizimit të bujqësisë, tashmë janë shpallur një sërë thirrjesh publike që nënkuptojnë stimulim për fermerët maqedonas. Përveç shpalljeve standarde dhe të rregullta të IPARD-it për blerje të mekanizimit, përmes programeve kombëtare shpallëm një seri thirrjesh publike,” theksoi ministri Cvetan Tripunovski.

Një nga thirrjet më të rëndësishme është e ashtuquajtura masa 50-50, përmes së cilës Ministria bashkëfinancon blerjen e mekanizimit modern bujqësor.

“Thirrja e parë publike nga programet kombëtare që e shpallëm është në fushën e blerjes së mekanizimit, që mes fermerëve është e njohur si masa 50-50, ku bashkëfinancojmë blerjen e mekanizimit modern,” sqaroi ministri.

Përveç kësaj, janë realizuar edhe thirrje për mekanizim përcjellës, si dhe për blerje të sistemeve bashkëkohore për mbrojtjen e prodhimeve bujqësore nga ndryshimet klimatike.

“Këtu do të doja të përmend edhe thirrjen publike për investime në blerje të pajisjeve për prodhim të ushqimit me prejardhje shtazore dhe jo-shtazore, që është dedikuar bizneseve të vogla familjare. Në këtë thirrje publike përfshihen edhe investimet për prodhim vere dhe pije alkoolike në shkallë më të vogël. Pra, përmes këtyre thirrjeve publike japim mjete financiare për blerje të pajisjeve dhe makinerive që do të sjellin modernizim dhe përmirësim të kapaciteteve ekzistuese,” theksoi ministri Tripunovski.

Ministria kushton vëmendje të posaçme për fermerët e rinj, si motorë të së ardhmes në sektorin agrar, gjë që tashmë po jep rezultate konkrete. Ministri Tripunovski informoi se në thirrjen publike për fermerët e rinj kanë arritur gjithsej 254 aplikime, prej të cilave janë miratuar 117. Ai theksoi se kjo është vetëm një nga masat e realizuara deri më tani, ndërsa vitin e ardhshëm do të shpallen edhe programe të reja të destinuara për fermerët e rinj.

Në përmbyllje, ministri dha një mesazh të qartë për të ardhmen e bujqësisë:

“Çelësi i së ardhmes në prodhimin bujqësor në Maqedoni, rajon dhe në botë është sjellja e energjisë së re, pra të rinjtë që do të fillojnë të merren me bujqësi,” përfundoi ai.

Previous Post

Dita Botërore kundër testeve bërthamore

Next Post

Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës, ndryshimi nuk ndalet, VLEN mishërim i duarve të pastra!

Related Posts

Maqedoni

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025
Maqedoni

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Maqedoni

AKI: Shkupi nuk mund të ndahet me kufij etnikë – Kufizimi i festimeve, kthim para vitit 2001

12/10/2025
Maqedoni

VMRO-DPMNE: “14 milionë euro nga një tender i vetëm të Markovski Company me REK dhe ESM – a përfunduan tek Zaev dhe Filipçe në Bullgari?”

12/10/2025
Maqedoni

VLEN: Solidaritet, vetëdijesim dhe mbështetje për çdo grua në luftë me kancerin e gjirit

12/10/2025
Maqedoni

Haraçinë, tërhiqet kandidati i pavarur Fekri Bilalli, do të mbështes kandidatin e VLEN-it

12/10/2025
Next Post

Arben Fetai shkatërroi planet e BDI-së dhe pengjeve të Gjokës, ndryshimi nuk ndalet, VLEN mishërim i duarve të pastra!

Mexhiti: Çairi shembull i gjithëpërfshirjes, Qamuran Ismaili në kabinetit tim do të jetë zëri i personave me nevoja të veçanta

12/10/2025

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025

Fatmir Limani: Në një mandat do të sjellim ndryshimin! Buxheti milionësh për realizim e projekteve do të mbetet në Kërçovë!

12/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk