Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Treni bullgar” – VLEN, padi penale për këshillin zgjedhor në Likovë

03/05/2024
“Treni bullgar” – VLEN, padi penale për këshillin zgjedhor në Likovë
0
SHARES
29
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni shqiptar VLEN do të iniciojë padi penale ndaj anëtarëve të këshillit zgjedhor të vendvotimit 1112/1 në Likovë në të cilin dyshoi se në ditën e zgjedhjeve ka pasur të organizuar të ashtuquajtur “tren bullgar”. Sipas tyre, Gjykata Administrative vërtetoi akuzat duke prishur votimin në këtë vendvotim.

“Këshilli zgjedhor në vendvotimin numër 1112/1 edhe zyrtarisht u shkarkua. Shumë shpejt do të iniciohet procedurë penale kundër të gjithë atyre që i kanë kryer parregullsitë”, thonë nga Kabineti i kandidatit për president, Arben Taravari.

KSHZ-ja një ditë më parë me shumicë votash shkarkoi të gjithë anëtarët e këtij vendvotimi kurse anëtari i këtij institucioni Abdush Demiri u bëri thirrje këshillave zgjedhor të respektojnë ligjin.

“Nga vendimi i sotëm për shkarkim sigurisht se do të ketë iniciativë për ngritje të procedurës për përgjegjësi disiplinore dhe penale nga organet përkatëse për anëtarët e vendvotimit përkatës. Apeloj të këshillat zgjedhor që të mos lejojnë për asnjë çmim që dikush të ndikojë në punën tuaj. Kryeni obligimet në përputhje me detyrimet tuaja sipas ligjit për zgjedhje”, u shpreh Abdush Demiri, anëtar i KSHZ-së.

Sipas nënkryetares së KSHZ-së, Dimitre Shehu, e cila ishte kundër shkarkimit të këshillit zgjedhor, Gjykata Administrative ka vendosur në bazë të procesverbalit por shërbimet e KSHZ-së nuk kanë dorëzuar dhe prezantuar para gjykatës të gjitha materialet e nevojshme. Sipas saj, vendimi i Gjykatës është për KSHZ-në dhe jo për këshillin zgjedhor.

“Vetë gjykata konstaton se gjatë pyetjes në diskutim publik për arsyet e mungesës së dëshmisë së potencuar, përfaqësuesi i autorizuar i palës së paditur ka deklaruar se certifikata nga aparati “UBIG” (aparati për identifikim me shenjat e gishtave) në materialin e besueshëm në ditën e zgjedhjeve ka munguar kurse pala e paditur nuk ka pasur mundësi teknike të gjejë kopje të certifikatës nga pajisja për këtë vendvotim. Kurse këtë mundësi KSHZ-ja e ka. Prandaj gjykata, mbi bazën e mungesës së kësaj dëshmie ka vendosur duke u bazuar në të dhënat e procesverbalit”, deklaroi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

Në vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës nuk janë përputhur të dhënat e votuesve të regjistruar dhe fletëve të votimit në kuti, kanë munguar fletë votimi kurse opozita gjatë ditës së zgjedhjeve akuzoi edhe për vjedhje votash, gjegjësisht për metodën e quajtur tren bullgar në këtë vendvotim. /Alsat.mk

Previous Post

Mickoski: Përveç që ia urova Taravarit rezultatin e mirë, nuk kam komunikim tjetër me opozitën, i presim rezultatet e 8 majit

Next Post

Izet Mexhiti: Pas 8 Majit Fronti Evropian do të shpartallohet

Related Posts

Maqedoni

Siljanovska-Davkova: Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës

30/10/2025
Maqedoni

Më 15 nëntor hyn në fuqi mbajtja e pajisjeve dimërore

30/10/2025
Maqedoni

ISHP: Deri tani nuk janë raportuar sëmundje për shkak të mbeturinave

30/10/2025
Maqedoni

Gripi, rritje krahasuar me sezonin e kaluar

30/10/2025
Maqedoni

Nga 1 nëntori regjistrimi për marrje të patentëshoferit do të shtrenjtohet

30/10/2025
Maqedoni

Të dielën nuk do të votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë

30/10/2025
Next Post
Izet Mexhiti: Pas 8 Majit Fronti Evropian do të shpartallohet

Izet Mexhiti: Pas 8 Majit Fronti Evropian do të shpartallohet

Siljanovska-Davkova: Marrëveshja me Bullgarinë nuk përmban nen për ndryshimin e Kushtetutës

30/10/2025

Gucati: Pas Strasburgut, protesta e ardhshme do mbahet në Shkup

30/10/2025

Çifti mbretëror fitojnë çështjen gjyqësore kundër revistës franceze

30/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk