Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Showbiz

Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK

21/05/2024
Trejsi Sejdini del në dosjen e SPAK
0
SHARES
168
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk është hera e parë që emrat e vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar të dalin në dosje hetimore që lidhen me personazhe krimi të shumëkërkuar nga autoritetet. Këtë herë në “kurthin” e SPAK duket se ka rënë modelja dhe njëkohësisht ish-Miss Universe Albania, Trejsi.

Kjo për shkak se bukuroshja shqiptare e cila vitet e fundit ka jetuar mes Amerikës dhe Shqipërisë është përfolur për lidhje me Leonard Dukën, kreun e klanit Duka, megjithëse nuk e ka konfirmuar asnjëherë publikisht.

Megjithatë u desh një megaoperacion i Prokurorisë së Posaçme Anikorrupsion që e vërteta të dilte. Në dosjen hetimore thuhet se Duka i lë porosi një prej ushtarëve të tij, Drianto Bardhit që t’i nisë 500$ Trejsi Sejdinit, e cila ndodhej në New York. Paratë, sipas dosjes janë dërguar në emër të Drianto Bardhit dhe i ka pritur miku i modeles, fotografi Klevin Halili.

Në dosje zbardhet gjithashtu dhe një udhëtim që Trejsi Sejdini ka bërë me Leonard Dukën me të cilin ka kaluar në pikën e kalimit kufitar Morinë, më 10 shkurt të vitit 2019.

Pjesë nga dosja:

81 I. Me date 10.07.2020 Leonard Duka komunikon me Drianto Bardhi te cilit i referohet me pseudonimin “bace”, i jep porosi qe te shkoj ne Eestern Union dhe t’i nis 500$ Trejsi Sejdini ne New York. Ne vazhdimesi Leonardi i shkruan qe parate t’i nise ne emrin e Klevin Halili. Drianto i dergon fotografi te dergeses qe ka kryer, ku dallohet emri i derguesit Drianto Bardhi dhe prites shtetasi Klevin Halili.

Referuar verifikimeve te kryera ne sistemin TIMS për shtetasen Trejsi Sejdini ka rezultuar qe kjo shtetase me date 10.02.2019 ka udhëtuar bashke me shtetasin Leonard Duka me automjetin me targa AA843VU duke kaluar ne piken e kalimit kufitar Morine.

Nga ana e Prokurorisë së Posaçme u kërkua ne burimet e hapura për shtetasen Trejsi Sejdini dhe shfaqen artikuj mediatik ne lidhje me faktin qe kjo shtetase është lidhje e shtetasit Leonard Duka.

Leonard Duka njihet si njeriu që ka urdhëruar dhe organizuar vrasjen e Santiago Malkos, krahut të djathtë të Ervis Martinajt. Trejsi Sejdinit i është sekuestruar dhe një automjet në atë kohë, që sot është vënë në dispozicion të Policisë Rrugore.

Previous Post

Qeveria e re VMRO dhe VLEN, një miliardë euro për komunat

Next Post

Një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Related Posts

Showbiz

Video e saj u bë virale në Tik Tok, këngëtarja Taylor Swift dhuron 100 mijë dollarë për vajzën 2-vjeçare me kancer

18/10/2025
Showbiz

Genta Ismajli rrëfen për problemet shëndetësore: Trajtimi nuk po më bën mirë

18/10/2025
Showbiz

Përfundon aventura e Brikena Selmanit në “Miss Grand International 2025”

18/10/2025
Showbiz

“Trim mbi trima Gjergj Kastrioti” – Shqiptarja që fitoi “Miss Amerika” mahnit publikun në gjuhën shqipe (VIDEO)

18/10/2025
Showbiz

Eminemi në lidhje dashurie me një shqiptare?

17/10/2025
Showbiz

Luana Vjollca në mbështetje të protestës kundër Gjykatës Speciale në Tiranë

17/10/2025
Next Post
Një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Një familjes katër anëtarësh për të kaluar muajin i duhen 1 000 euro

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk