Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Tre ekonomisë fitojnë çmimin Nobel për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen ekonomike

13/10/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimin Nobel për Ekonomi sivjet e kanë fituar amerikano-izraeliti Joel Mokyr, Philippe Aghion nga Franca dhe Peter Howitt nga Kanadaja për punën e tyre mbi ndikimin e teknologjisë në rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Mokyr, 79 vjeç, fitoi gjysmën e çmimit për “identifikimin e parakushteve për rritje të qëndrueshme përmes përparimit teknologjik”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

Aghion, 69 vjeç dhe Howitt, 79 vjeç, ndan gjysmën tjetër të çmimit për “teorinë e rritjes së qëndrueshme përmes shkatërrimit krijues”, shtoi Akademia.

John Hassler, kryetar i komitetit që ndan çmimin, u tha gazetarëve se puna e tyre u është përgjigjur pyetjeve se si shpikjet teknologjike nxisin rritjen dhe si mund të mbahet rritja e qëndrueshme.

“Gjatë pothuajse gjithë historisë së njerëzimit, standardet e jetesës nuk ndryshonin shumë nga një brez te brezi tjetër. Rritja ekonomike ishte, mesatarisht, zero dhe stagnimi ishte normë”, tha Hassler.

Por, gjatë dy shekujve të fundit “gjërat kanë ndryshuar shumë”.

“Gjatë 200 vjetëve të fundit, bota ka përjetuar më shumë rritje ekonomike se kurrë më parë në historinë e njerëzimit”, shpjegoi për gazetarët Kerstin Enflo, anëtare e Komitetit për çmimin për ekonomi.

Megjithatë, ajo tha se “200 vjet janë ende një periudhë e shkurtër krahasuar me historinë e gjatë të stagnimit që kemi parë më herët”.

“Puna e laureatëve na kujton se ne nuk duhet ta marrim përparimin si të mirëqenë. Përkundrazi, shoqëria duhet të mbajë sytë te faktorët që gjenerojnë dhe mbajnë rritjen e qëndrueshme ekonomike”, tha Enflo.

Mokyr, që është profesor në Universitetin Northwestern në Shtetet e Bashkuara “ka përdorur burime historike si mjet për të zbuluar shkaqet se shndërrimit të rritjes së qëndrueshme në normalitet të ri”, tha juria përmes një deklarate.

Ai u spikat sepse demonstroi se nëse “inovacionet do të pasojnë njëra-tjetrën në një proces vetë-gjenerues, nuk mjafton vetëm të dimë se diçka funksionon, por gjithashtu duhet të kemi shpjegime shkencore se pse funksionon”.

Aghion dhe Howitt më pas krijuan një model matematikor për “shkatërrimin krijues” – që i referohet një procesi kur “një produkt i ri dhe më i mirë hyn në treg, kompanitë që shesin produkte të vjetra humbasin”.

“S’mund të gjej fjalë që të përshkruaj se si ndihem”, tha Aghion për gazetarët përmes telefonit pasi u bë publik lajmi për çmimin.

Çmimi për Ekonomi është i vetmi që nuk është pjesë e pesë çmimeve origjinale të krijuara në bazë të testamentit të shkencëtarit suedez, Afred Nobel, i cili vdiq më 1896.

Ky çmim u krijua më 1968 përmes një donacioni nga Banka Qendrore suedeze. Por, edhe sikurse çmimet për Kimi dhe Fizikë, Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave zgjedh fituesit dhe ndjek të njëjtin proces për përzgjedhje.

Çmimi në ekonomi mbyll ndarjen e çmimeve të Nobelit për këtë vit, kur u nderuan shkencëtarët për punën e tyre për sistemin imunitar të njeriut, për aplikimet praktike të mekanikës kuantike dhe zhvillimin e formave të reja të arkitekturës molekulare.

Nobeli për Letërsi iu nda shkrimtarit hungarez Laszlo Krasznahorkai, veprat e të cilit eksplorojnë temat e distopisë post-moderne dhe melankolisë.

Udhëheqësja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, mori Çmimin Nobel për Paqe.

Fituesit e Çmimit Nobel për Ekonomi marrin një diplomë, një medalje prej ari dhe një çek prej 1.2 milion dollarësh./REL

Previous Post

Mickoski: Shumica qeveritare është stabile, s’do ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

Next Post

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

Related Posts

Botë

Trump i bën thirrje Izraelit të shfrytëzojë hapësirën diplomatike pas armëpushimit në Gaza

13/10/2025
Botë

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

13/10/2025
Aktuale

Trump: Lufta e Izraelit në Gaza ka përfunduar zyrtarisht

13/10/2025
Botë

Marrëveshja për paqe, Hamasi liron shtatë pengjet e para

13/10/2025
Botë

Trump thotë se lufta në Gaza ka mbaruar

13/10/2025
Botë

Dhjetëra të vrarë në luftimet përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan

12/10/2025
Next Post

Shefi i NATO-s tallet me nëndetësen ruse

VLEN: Maskat ranë, ata që po flasin për “referendum”, po kërkojnë vota në fshatra 100% maqedonase!

13/10/2025

Universiteti “Nënë Tereza”: Kanë filluar punimet përgatitore për ndërtimin e kampusit universitar

13/10/2025

“Sa shqiptar ndjehem tani? 8,5”, Silvinjo: Me Serbinë nuk ishte ndeshje normale, më telefonoi Mançini dhe më tha…

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk