Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Transportuesit privatë në Shkup nga e hëna do të qarkullojnë vetëm nga ora 5 deri në 10 për shkak të borxhit të papaguar nga NQP

03/10/2025
0
SHARES
1
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri të hënën, më 6 tetor 2025, nëse nuk paguhet borxhi ndaj transportuesve privatë në Qytetin e Shkupit, orari i tyre i transportit do të reduktohet për 70 për qind. Ata do të qarkullojnë vetëm turnin e parë nga ora 5 deri në 10, njoftoi sot pronari i Jofi Bus, Jovica Zafirovski.

Transportuesit privatë, Jofi Bus, Vestor Trans, Rados Kompani të cilët qarkullojnë në Shkup, sot kërkuan nga NQP që t’u paguhet i gjithë borxhi prej 170 milionë denarësh, prej të cilit, sipas deklaratës së tyre, aktualisht kanë arritur 90 milionë denarë.

“Borxhi ndaj nesh nuk është shlyer që nga muaji prill, gjegjësisht prej para gjashtë muajsh. Nëse punonjësit e NQP-së mund të durojnë pa pagë për gjashtë muaj, ne nuk mundemi. Sot kishim plan të ndërprisnim transportin, por duam të jemi korrektë ndaj qytetarëve të Shkupit dhe do të presim deri të hënën. Nëse na paguhen mjetet, ne duam të punojmë dhe do të vazhdojmë të ofrojmë transport. Na duhet pagesa menjëherë nga NQP-ja”, theksoi Zafirovski.

Nëse nuk paguhen paratë deri të hënën, privatët thanë se do të reduktohet transporti, pra tre kompanitë do të qarkullojnë vetëm në turnin e parë me 30 për qind kapacitet, deri në shlyerjen e borxhit.

Drejtori i NQP Shkup, Dragi Kushovski, i cili iu bashkua konferencës për shtyp të transportuesve privatë, tha se është e njohur gjendja në të cilën ndodhet NQP-ja dhe se kjo nuk është aspak justifikim, por theksoi se borxhet ndaj transportuesve privatë po shlyhen sipas mundësive të tyre.

“Që kur jam unë drejtor, borxhi po zvogëlohet dhe nuk është ai që u tha nga transportuesit privatë. Duhet t’i jepet fund manipulimit me qytetarët. E dimë që ka mungesë autobusësh, ndërsa ne duhet t’i lëshojmë autobusët tanë të mbushen për të kursyer autobusët privatë në mënyrë që të mos amortizohen, kjo nuk është e lejueshme. Duhen të jenë korrektë ndaj qytetarëve, e jo të tërhiqen pas autobusëve të NQP-së. Borxhi ndaj të tre transportuesve privatë është rreth 60 milionë denarë”, theksoi Kushovski.

Për këtë reaguan transportuesit privatë duke thënë se borxhi është më i madh, gjë që shkaktoi përplasje verbale se cila informatë është e saktë. Të dyja palët kërkuan të tregohen pagesat, por gjithçka mbeti vetëm në fjalë. Drejtori i NQP-së i pyeti nëse kishin pasur takim dhe nëse kishin rënë dakord që pagesa të bëhet sipas mundësive të NQP-së, privatët e pohuan këtë, por thanë se shuma nuk u është paguar, gjegjësishtë u është paguar vetëm një pjesë e vogël e borxhit. Dje u janë paguar nga 300 mijë denarë, ndërsa para pesë javësh 10 milionë denarë për borxhin nga marsi. Transportuesit i theksuan drejtorit se nuk mund t’i mbulojnë borxhet ndaj pompave të benzinës dhe se tashmë u janë paralajmëruar përmbarues.

Previous Post

Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve në Speciale ishin të anshme, Haga t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së

Next Post

Shtrenjtohet uji për 10 për qind

Related Posts

Maqedoni

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

03/10/2025
Maqedoni

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

03/10/2025
Maqedoni

Mickoski zhvilloi takim me kryeministrin serb Macut

03/10/2025
Maqedoni

Bozhinovska: Dyert e Ministrisë janë të hapura për studentët – është nënshkruar memorandum me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike

03/10/2025
Maqedoni

Sabri Aziri: BDI të përgjigjet se ku përfunduan 1.4 milionë euro për pastrimin e qytetit

03/10/2025
Maqedoni

Kasami prezanton projektin për kanalizim atmosferik në Tetovë, investim mbi 96 milionë denarë

03/10/2025
Next Post

Shtrenjtohet uji për 10 për qind

9 anije të Flotiljes “Një mijë Madlene” vazhdojnë drejt Gazës në përpjekje për të thyer bllokadën izraelite

03/10/2025

Klekovski: Kanë arritur 15 ankesa nga pacientë për ndërhyrje të dyshimta kardiokirurgjikale

03/10/2025

Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

03/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk