Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Trajneri i Serbisë: Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës?

06/10/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç “Pixi”, iu drejtua publikut dhe mediave në prag të dy ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës që ekipi i tij do të luajë këtë muaj, ku fokusi kryesor është te dueli i 11 tetorit me Shqipërinë në Leskovc.

Stojkoviç theksoi rëndësinë e këtyre ndeshjeve dhe dëshirën e skuadrës për të dhënë maksimumin.

“Duam të paraqitemi në formën më të mirë. Le të kërkojmë një ndeshje me intensitet të lartë dhe të përpiqemi të fitojmë nëpërmjet inteligjencës, dijes dhe sakrificës. E dimë çfarë do të thotë fitorja për ne, e dimë çfarë ndodh në rast barazimi, por humbja nuk është diçka që po mendojmë. Nuk do të jetë e lehtë, por as për kundërshtarët nuk do të jetë e lehtë. Të gjithë lojtarët tanë po luftojnë dhe dinë të luajnë futboll. Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për rezultatet dhe vazhdimin e kualifikimit.”

Trajneri gjithashtu komentoi një problem të brendshëm në ekip, duke u shprehur i zhgënjyer për disa kërkesa të lojtarëve: “Nuk mund të ndodhë që katër lojtarë të më kërkojnë të ndërroj skuadrën në pushim kundër Letonisë. Kjo është thjesht absurditet. Kjo është pasojë e faktit që ata nuk luajnë me klubet e tyre, gjë që natyrisht krijon një problem për ne.”

Ai u ndal te Shqipëria, duke e quajtur ekipin kuqezi një kundërshtar tërheqës, përcjell tch.

“Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës? Nuk ke mundësi të luash kundër Francës, Anglisë, Gjermanisë apo Portugalisë çdo ditë. Duhet të luash edhe këtë ndeshje. Për disa është, për disa jo, por për mua është ndeshja më e rëndësishme,” tha Stojkoviç.

Trajneri bëri apel edhe tek tifozët: “Do të doja t’u bëja thirrje të gjithë atyre që vijnë në stadium që ndeshja kundër Shqipërisë të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe korrekte. Nuk do të doja që të bënim ndonjë budallallëk ose të ndëshkoheshim. Duhet të përqendrohemi ekskluzivisht te futbolli dhe në 90 minutat që luhet ndeshja. Ashtu siç ishim atje të përqendruar vetëm te sporti dhe futbolli, duhet të jetë e njëjta gjë edhe në Leskovc.”

Previous Post

Vrasja e gjyqtarit,reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

Next Post

KSHZ miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Related Posts

Aktuale

Juventusi dhe Milani ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A

06/10/2025
Sport

Struga dhe Vardari ndahen me barazim, fiton Sileksi

05/10/2025
Sport

Sevilla e “shkelë” Barcelonën në La Liga, fiton me rezultat të thellë

05/10/2025
Sport

Russell fitues i garës së Singaporit në Formula 1

05/10/2025
Sport

Albioni nga Shqipëria dhe Gresa nga Kosova triumfojnë në Maratonën e Shkupit!

05/10/2025
Maqedoni

Reagon KF Bashkimi 1947: Pse o Plarent Salihu?

04/10/2025
Next Post

KSHZ miratoi akreditimet për organizatat ndërkombëtare dhe vendore për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale

Siljanovska–Begaj: Vendet e BE-së dëshirojnë shumë shpejtë të shohin rajonin në BE

06/10/2025

Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen viziton Shkupin javën e ardhshme

06/10/2025

Defekt serioz në Vlae, riparimi shtyhet deri nesër për shkak të mungesës së njerëzve dhe makinerive

06/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk