Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

Trajnerët italianë i kërkojnë UEFA-s të pezullojë Izraelin nga garat ndërkombëtare

20/08/2025
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Trajnerëve të Futbollit në Itali, AIAC, ka kërkuar të mërkurën që Izraeli të pezullohet nga garat ndërkombëtare të futbollit, për shkak të luftës në Rripin e Gazës.

Para ndeshjeve vendimtare të Italisë në kualifikimet për Kupën e Botës kundër Izraelit në dy muajt e ardhshëm, AIAC-i theksoi se “Izraeli duhet të ndalet. Edhe futbolli duhet të marrë masa”.

AIAC ia ka dërguar një letër zyrtare Federatës së Futbollit të Italisë – e cila do t’u përcillet shtëpive të futbollit evropian dhe botëror, UEFA dhe FIFA – duke kërkuar pezullimin e Izraelit.

“Bordi i Drejtorëve të AIAC beson njëzëri se, duke pasur parasysh masakrat e përditshme, të cilat kanë shkaktuar edhe qindra viktima mes drejtuesve, trajnerëve dhe sportistëve … është e ligjshme, e domosdoshme, madje detyrim, që të vihet në qendër të bisedimeve në federata, kërkesa që UEFA dhe FIFA ta përjashtojnë përkohësisht Izraelin nga garat sportive”, thuhet në letër.

“Sepse, dhimbja e së kaluarës nuk mund ta errësojë ndërgjegjen e as njerëzinë e askujt”, thuhet tutje në letër.

Italia pritet të përballet me Izraelin në fushë neutrale në Debrecen të Hungarisë, më 8 shtator, para se ta presë atë ndeshjen e kthimit në Udine, më 14 tetor.

“Ne mund të përqendroheshim vetëm në lojë, duke kthyer shikimin nga ana tjetër. Por, besojmë se kjo nuk është e drejtë”, tha nënkryetari i AIAC, Giancarlo Camolese.

Itali gjithashtu luajti kundër Izraelit në Udine tetorin e kaluar në një ndeshje të Ligës së Kombeve, e cila u shoqërua me protesta para dhe gjatë lojës dhe masa të rrepta sigurie, përfshirë snajperë mbi çatinë e stadiumit.

Që atëherë situata ka vazhduar të përkeqësohet në Gazë, dhe numri i palestinezë të vrarë nga lufta 22-mujore e ka kaluar shifrën prej 62.000 në fillim të këtij muaji.

“Bota është në flakë. Shumë njerëz si palestinezët po vuajnë”, tha nënkryetari i AIAC, Francesco Perondi.

“Shpërfillja e kësaj është e papranueshme”, përfundoi ai. /REL/

Previous Post

Mexhiti inspekton punimet në lagjen Gazi Babë, investim për ujësjellës modern dhe furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm

Next Post

Këta janë antibiotikët më të mirë natyralë

Related Posts

Shqipëri

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Provokohet kombëtarja, vendosin hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë

11/10/2025
Aktuale

Serbi-Shqipëri, sa janë shanset e kuqezinjve sipas kompanive të basteve

11/10/2025
Aktuale

Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

11/10/2025
Shqipëri

Serbët ndalojnë Shakohoxhën 3 orë në aeroport, reagon gazetari: Më kishin futur në listë të zezë bashkë me Marin Memën

10/10/2025
Next Post

Këta janë antibiotikët më të mirë natyralë

Albina Kelmendi dhe Bes Kallaku sjellin duetin, dedikim për prindërit

11/10/2025

Zbulohet rreshtimi i Kombëtares shqiptare për Serbinë, Sylvinho zgjedh një emër surprizë në sulm

11/10/2025

Visar Ademi: Është koha që ta pastrojmë Gostivarin nga korrrupsioni dhe dhe ta rindërtojmë ekonominë

11/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk