Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Toshkovski: Gjykata Administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë

22/03/2024
Toshkovski: Gjykata Administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Administrative solli aktgjykime me të cilat anulohen tri vendime të kundërligjshme të Qeverisë. Fjala është për dy vendime për formimin e komisioneve të vendosjes dhe një telegram për realizimin e një konkursi të brendshëm për plotësimin e vendeve vakante në MPB, të miratuar nga ana ime, të cilat në mënyrë të kundërligjshme janë anuluar nga Qeveria, njoftoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Në të vërtetë, Gjykata Administrative ka vlerësuar se organi i paditur, gjegjësisht Qeveria, me rastin e marrjes së vendimeve të kontestuara, ka shkelur rregullat e procedurës, të parapara me nenin 48 të Ligjit për Qeverinë, sepse në situatën e mosmarrëveshjes ndërmjet ministrit dhe zëvendësministrit plotësues në Ministrinë e Punëve të Brendshme e cila rrjedh nga njoftimet e dorëzuara zëvendësministrit plotësues të ministrit nëse aktet në fjalë që janë miratuar nga ministri paraqesin çështje ligjore, financiare dhe çështje kadrovike lidhur me organizimin e zgjedhjeve“, shkruan në publikim.

Qeveria, siç bëhet e ditur, është marrë me vlerësimin e ligjshmërisë edhe pse ka qenë e obliguar që të udhëzojë palët që këtë çështje kontestuese ta zgjidhin para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është i obliguar që brenda 24 orëve të marrë vendim dhe t’ia përcjellë Ministrisë.

“Sipas konstatimit të gjykatës, KSHZ-ja është i vetmi organ kompetent për të përcaktuar nëse akti i përket grupit të akteve që miratohen nga zëvendësministri plotësues në MPB“, bëhet e ditur në informacionin të cilin e ndau Toshkovski.

Me aktgjykimet e nxjerra në këtë mënyrë, siç bën të ditur ministri, Gjykata Administrative konfirmon se aktet përkatëse të sjellura nga ana ime janë në pajtim me Ligjin për Qeverinë dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë çështje, dhe në të njëjtën kohë Qeveria ka vepruar në kundërshtim me ligj, pra ka zbatuar gabim të drejtën materiale.

Gjithashtu, këto vendime janë dëshmi se vendimet e tilla të Qeverisë kanë vetëm prapavijë politike dhe lënë njollë të zezë në gjithë organizimin e zgjedhjeve demokratike, korrekte dhe të lira, thekson Toshkovski në publikimin në Fejsbuk.

Previous Post

Toshkovski: Gjykata Administrative hodhi poshtë tre vendime të paligjshme të Qeverisë

Next Post

Dortmundi dëshiron të mbajë Sançon, ofron sulmuesin holandez te “Djajtë e Kuq”

Related Posts

Aktuale

Ali Ahmeti kujton ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet

12/08/2025
Maqedoni

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

12/08/2025
Aktuale

Kriza demografike mbyll mbi 350 shkolla në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

12/08/2025
Maqedoni

QMK: Një zjarr aktiv në Makedonski Brod, një nën kontroll dhe 14 të shuar

12/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

12/08/2025
Maqedoni

Haxhiu i kundërpërgjigjet Kovaqit: Jo vetëm ndihmën e shpejtë, edhe ujin e pijshëm në Rashçe do ta sjellim

11/08/2025
Next Post
Dortmundi dëshiron të mbajë Sançon, ofron sulmuesin holandez te “Djajtë e Kuq”

Dortmundi dëshiron të mbajë Sançon, ofron sulmuesin holandez te “Djajtë e Kuq”

“Muri i fort lëkundet, por kurrë nuk shembet”, Shpat Kasapi me mesazh pas incidentit

12/08/2025

Ali Ahmeti kujton ngjarjet e Lubotenit: Kjo masakër është dëshmi e gjallë e çmimit që shqiptarët kanë paguar për liri, barazi dhe dinjitet

12/08/2025

VLEN: Bujar Osmani në OSBE, me Serbinë kundër Kosovës

12/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk