Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home __kateg

Tonali po hetohet edhe në Angli, dyshohet se ka vënë bast edhe për Newcastle

04/11/2023
Tonali po hetohet edhe në Angli, dyshohet se ka vënë bast edhe për Newcastle
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sandro Tonali po hetohet edhe në Angli. Federata e Futbollit në ishull ka hapur një hetim për mesfushorin italian për të përcaktuar me më shumë siguri kufijtë e aktiviteteve të tij të basteve.

Federata Angleze e Futbollit synon të sigurohet që Tonali të mos vazhdojë të vërë baste për futbollin edhe pas transferimit të tij te Newcastle.

Ky është një hap thuajse i detyrueshëm, por që mund të ndihmojë edhe klubin e tij aktual, i cili ndërkohë ka paralajmëruar një hetim të brendshëm, për ta parë qartë situatën e mesfushorit që bleu nga Milani në verë.

Por në Angli ende ka dyshime nëse Milani ishte në dijeni të situatës së Sandro Tonalit me bastet përpara shitjes së tij te Newcastle.

Përgjigje pyetjes i ka dhënë drejtori sportiv i skuadrës angleze, Dan Ashworth, i cili duke mos preferuar të shkojë shumë larg, gjatë konferencës për shtyp tha se po kryejnë një hetim të brendshëm për të kuptuar më mirë se çfarë ka ndodhur.

“Është vërtet e vështirë për mua të kuptoj se çfarë bëjnë apo nuk dinë klubet e tjera. Gjithçka që mund të bëjmë është të shikojmë hetimin tonë të brendshëm dhe procesin tonë të brendshëm. Është një pyetje vërtet e vështirë për t’u përgjigjur, unë thjesht nuk e di”, theksoi Ashworth.

Drejtori sportiv i Newcastle nuk e fshehu hidhërimin e tij për rrethanat në të cilat doli lajmi për përfshirjen e Tonalit, duke mos pasur rrugë tjetër veçse të mbante shënim atë që po ndodhte në repartin e kombëtares.

“Për herë të parë u ndërgjegjësuam kur pati një akuzë në rrjetet sociale. Federata italiane shkoi në Coverciano për të folur me Sandron. Gjatë 48 orëve të ardhshme gjithçka ndodhi shpejt dhe ekzistonte rreziku që ai mund të akuzohej. Mendimi ynë i parë ishte të mbronim lojtarin, ai është pjesë e familjes sonë dhe i japim ndihmën dhe mbështetjen që i nevojitej. Ne donim të kuptonim saktësisht se çfarë kishte ndodhur dhe të punonim në mënyrë transparente me autoritetet. Edhe Sandro donte ta bënte që në fillim”, shtoi drejtori i klubit anglez.

Klubi italian nga ana tjetër ka bërë me dije për mediat angleze se ata mësuan për varësinë e Tonalit ndaj basteve sportive vetëm kur lajmi u bë i ditur publikisht.

Sakaq, teksa presin të zbulojnë se cila është e vërteta pas historisë, Magpies po mendojnë të ndërhyjnë në kontratën e Tonalit duke e ulur pagën për të me 140 mijë paund në javë deri në përfundimin e pezullimit.

Previous Post

Rita Ora fiton çmimin “Artistja muzikore më e mirë” në Ethnicity Awards 2023

Next Post

“Me vite lejon diskreditimin e BE-së dhe i merr paratë”, Von Cramon e ashpër me Vuçiqin

Related Posts

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve
__kateg

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve

29/05/2024
Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet
__kateg

Komisioni Verifikues pranoi kërkesën e Bilall Kasamit që mos t’i verifikohet mandati si deputet

28/05/2024
Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë
__kateg

Romeo dhe Meritoni dy të pakënaqurit e finales, lëshuan sallën menjëherë

26/05/2024
UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen
__kateg

UEFA reagon për Jasir Asanin, ylli i Kombëtares merr mbështetjen

22/05/2024
Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit
__kateg

Klopp me një video përshendetet me tifozët e Liverpulit

18/05/2024
Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë
__kateg

Granit Xhaka, lojtari i dytë më me ndikim në botë

16/05/2024
Next Post
“Me vite lejon diskreditimin e BE-së dhe i merr paratë”, Von Cramon e ashpër me Vuçiqin

“Me vite lejon diskreditimin e BE-së dhe i merr paratë”, Von Cramon e ashpër me Vuçiqin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk