Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Tech & Auto

“Tmerri i internetit”/ Kush është Locbkiti, “krimineli” digjital që po bën namin!

14/11/2023
“Tmerri i internetit”/ Kush është Locbkiti, “krimineli” digjital që po bën namin!
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Goditja e tij më e fundit: Thyerja e kodit të sigurisë së Bankës Komerciale dhe Industriale të Kinës. Muajt e fundit ndërkohë, ka hakuar edhe disa prej organizatave më të mëdha botërore, duke i vjedhur dhe duke publikuar të dhënat e tyre të ndjeshme, nëse ato nuk paguanin shpërblim.

Emri i tij është Lockbit, dhe tani bota po e dëgjon fort e qartë. Lockbit u zbulua në vitin 2020 kur softueri i tij u gjet në forumet e krimeve kibernetike në gjuhën ruse, duke i nxitur disa analistë të sigurisë të besonin se grupi kriminal e ka bazën në Rusi. Grupi nuk ka shfaqur përkrahje për asnjë qeveri ndërkohë, e askush nuk ka pohuar deri më tani se ai mund t’i përkasë ndonjë shteti apo kombi.

“Ne ndodhemi në Holandë, jemi plotësisht jopolitik dhe na interesojnë vetëm paratë”, ka shkruar vetë ai në dark Web. Brenda vetëm tre vitesh, ky grup është kthyer në kërcënimin më të madh ransomeware në botë, sipas zyrtarëve amerikanë.

Telashet më të mëdha, grupi i ka shkaktuar në SHBA, duke i goditur më shumë se 1.700 organizata amerikane në pothuajse çdo industri, nga shërbimet financiare dhe ushqimore te shkollat dhe departamentet e transportit dhe ato qeveritare. Në mesin e viktimave më të fundit është gjiganti i mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, Boeing, të cilit të premten i publikoi një serë të dhënash të brendshme që i kishte përftuar përmes thyerjes së sistemeve të sigurisë së kësaj kompanie.

Në fillim të këtij viti, ai i hakoi shërbimet financiare-tregtare të grupit ION, duke shkaktuar pengesa të mëdha për konsumatorët, përfshirë në disa prej bankave më të mëdha botërore.Grupi kriminal kibernetik e infekton sistemin e organizatës viktimë me një ransomware – pra një softuer dashakeq i cili i kodon të dhënat – dhe pastaj e detyron organizatën në fjalë të paguajë në mënyrë që t’i zhbllokojë sistemet e të mos ia bëjë bpulike të dhënat sensitive. Pagesën e kërkojnë zakonisht në formë të kriptomonedhave, për shkak se është më e vështirë ta gjurmosh dhe sepse marrësi, kështu mbetet anonim.

SHBA-ja dhe zyrtarë të tjerë në një aleancë prej 40 vendesh janë duke u përpjekur ta ndalin vrullin e ransomëare-ve të tilla duke këmbyer të dhënat të inteligjencës mes vete për adresat ku kriminelët e tillë i ruajnë kriptomonedhat e tyre.

Previous Post

Mijallkov shpëton edhe nga Titanik 2, Thaçi e tjerët kalojnë me dënime me kusht

Next Post

Dëshironi të pasuroheni? Zakoni numër 1 i milionerëve

Related Posts

Botë

OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud

04/11/2025
Tech & Auto

Pas një dekade të plotë, Windows 10 ka dalë në pension

31/10/2025
Tech & Auto

Musk lanson Grokipedia me Inteligjencë Artificiale për të sfiduar Wikipedia-n

28/10/2025
Tech & Auto

Problemet me Snapchat vazhdojnë: Përdoruesit humbin mesazhe dhe miq pas ndërprerjes

20/10/2025
Tech & Auto

Risia/ Meta u jep prindërve më shumë kontroll mbi ndërveprimet e adoleshentëve me Inteligjencën Artificiale

18/10/2025
Tech & Auto

Instagram me ndryshime “drastike” për të mbrojtur përdoruesit e rinj

16/10/2025
Next Post
Dëshironi të pasuroheni? Zakoni numër 1 i milionerëve

Dëshironi të pasuroheni? Zakoni numër 1 i milionerëve

Publikohet “ilegalisht” dueti i Dafina Zeqirit me Feron

04/11/2025

Gratë me inteligjencë më të lartë kanë më pak dëshirë për të pasur fëmijë

04/11/2025

Kënga e Rita Orës dhe Yll Limanit do të publikohet këtë të premte

04/11/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk