Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Thellohet bilanci tragjik në Afganistan, shkon në 1400 numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti shkatërrues

02/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrues në Afganistan ka kaluar 1400, ndërsa mbi 3000 persona janë plagosur.
Talebanët i kanë bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për ndihmë emergjente, pasi vendi po përballet me pasojat e një prej fatkeqësive natyrore më të rënda në vitet e fundit.

Tërmeti me magnitudë 6 ballë goditi provincën lindore Kunar, në kufi me Pakistanin, mbrëmjen e së dielës, duke shkatërruar plotësisht fshatra të tërë të ndërtuar me baltë dhe gurë në lugina të pjerrëta.

Zëdhënësi i qeverisë së talebanëve, Zabihullah Mujahid, konfirmoi shifrat të martën, duke theksuar se numri i të vdekurve pritet të rritet më tej me kalimin e orëve, ndërsa ekipet e shpëtimit arrijnë në zonat më të izoluara dhe të paarritshme.

“Shumë njerëz humbën jetën dhe shtëpitë e tyre. Kemi nevojë për ndihmë ndërkombëtare urgjente”, tha Sharafat Zaman, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë në Kabul.

Terren i vështirë

Ekipet e shpëtimit kanë punuar pa ndërprerje gjatë natës për të kërkuar të mbijetuar nën rrënojat e fshatrave të shkatërruar. Por operacionet janë penguar nga moti i keq, shiu i rrëmbyeshëm dhe rrëshqitjet e dheut, që kanë bllokuar shumë rrugë.

Në distriktin Nurgal, fshati Ghazi Abad u rrafshua plotësisht. “Jeta këtu mori fund vetëm për disa sekonda. Në një familje nuk mbeti askush. Të gjithë vdiqën”, u shpreh një banor.

Në mungesë të ndihmës së organizuar, banorët kanë filluar të kërkojnë vetë të mbijetuar, duke nxjerrë trupat me duar ose me mjete të improvizuara. Të plagosurit transportohen me barela të improvizuara, ndërsa në shumë zona mungojnë ambulancat dhe ndihma mjekësore.

Varrosje masive, thirrje për ndërhyrje

Sipas autoriteteve, të paktën 610 persona u vranë vetëm në provincën Kunar, ndërsa 12 të tjerë humbën jetën në Nangarhar. Dëshmitarët tregojnë për varrosje masive, ku trupat, përfshirë fëmijë, mbështillen me çarçafë të bardhë dhe përcillen me lutje nga familjarët dhe fqinjët.

Helikopterë ushtarakë janë vendosur në terren për të transportuar të plagosurit në spitale. Ministria e Mbrojtjes njoftoi se deri tani janë kryer 40 fluturime, duke evakuuar rreth 420 persona.

Ndihma ndërkombëtare

India, Kina dhe Britania e Madhe janë ndër vendet e para që kanë premtuar ndihmë. Britania njoftoi se ndihma e saj do të kalojë përmes organizatave ndërkombëtare, për të shmangur çdo bashkëpunim me administratën talebane.

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit ka shprehur ngushëllimet për viktimat, por nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare për ndihmën e mundshme financiare apo humanitare.

Ekspertë ndërkombëtarë kërkojnë që fondet e ngrira të qeverisë afgane në bankat perëndimore të kanalizohen përmes agjencive humanitare. “Afganistani është në kolaps. Në këtë moment, nuk ka asnjë mënyrë për të përballuar një tragjedi të tillë pa ndihmë të jashtme,” tha Osama Malik, ekspert i të drejtës ndërkombëtare.

Një krizë mbi një tjetër

Tërmeti godet një vend që tashmë ndodhet në një krizë të thellë ekonomike dhe humanitare. Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në vitin 2021, shumë vende ndërprenë ndihmën, ndërsa kufizimet ndaj grave në arsim dhe punësim përkeqësuan izolimin e Afganistanit në skenën ndërkombëtare.

Situata rëndohet edhe nga kthimi masiv i afganëve të deportuar nga Irani dhe Pakistani në javët e fundit, duke shtuar presionin mbi burimet e pakta të vendit.

“Na duhen ambulanca, na duhen mjekë, na duhet gjithçka”, thotë një tjetër i mbijetuar.

Tërmeti i fundit rikujton edhe njëherë brishtësinë ekstreme të Afganistanit, një vend që nuk ka marrë ende frymë nga luftërat, uria dhe izolimi ndërkombëtar.

Previous Post

Limani viziton Llakavicën, prezanton investimet në shkollë dhe infrastrukturë

Next Post

Ish-drejtori i ASK-së: Mickoski nuk është monitoruar dhe përgjuar, të deklasifikohen dokumentet rreth dyshimeve për keqpërdorim

Related Posts

Botë

Mbyti dy foshnjat e saj dhe fshehu trupat në dollap, zbardhen detaje tronditëse nga krimi i nënës 25-vjeçare

09/10/2025
Botë

Popullariteti i Macron bie ndjeshëm në sondazhe pas bllokimit politik në Francë

09/10/2025
Botë

Netanyahu nominon Trump për Çmimin Nobel për Paqen

09/10/2025
Botë

Mbretëria e Bashkuar konfirmon “angazhimin për stabilitet në Ballkanin Perëndimor”

09/10/2025
Botë

Armëpushimi i luftës në Gaza, Trump zbulon detajet: Ja kur do të lirohen pengjet

09/10/2025
Botë

​Putin pranon fajin rus në rrëzimin e aeroplanit në Azerbajxhan

09/10/2025
Next Post

Ish-drejtori i ASK-së: Mickoski nuk është monitoruar dhe përgjuar, të deklasifikohen dokumentet rreth dyshimeve për keqpërdorim

Mexhiti nga Haraçina: VLEN po e kthen dinjitetin e çështjes shqiptare me vepra, jo me fjalë

10/10/2025

Kris Jenner ndryshon pamjen, pas shume vitesh brune bëhet bionde

09/10/2025

2Ton po vjen me një këngë të re

09/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk