Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Sport

The Times”: Anëtarët e UEFA-s pro pezullimit të Izraelit, votohet javën e ardhshme

25/09/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA, pritet që javën e ardhshme të marrë vendim për pezullimin ose jo të Izraelit, por shumica e anëtarëve të komitetit ekzekutiv të saj merret vesh se janë pro kësaj mase, raporton gazeta e njohur britanike, “The Times”.

Një panel i këshilltarëve në Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s që ta pezullojnë Izraelin, pasi një Komision Hetues i OKB-së konkludoi se Izraeli është duke kryer gjenocid në Gaza, thuhet në artikullin e të përditshmes britanike.

Burimet i kanë thënë gazetës se UEFA do të marrë një vendim javën e ardhshme dhe se një shumicë e madhe e anëtarëve ekzekutivë si dhe federatave të vendeve anëtare janë në favor të pezullimit – duke e përmendur pezullimin e Rusisë nga garat evropiane që nga fillimi i pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

UEFA, organizatë në të cilën Izraeli është anëtar që nga viti 1994, ka mbajtur diskutime serioze në nivelin më të lartë këtë javë për veprimet e Izraelit në Gaza dhe për atë se si duhet të reagojë institucioni më i lartë evropian i futbollit ndaj kësaj situate.

Gazeta “The Times” muajin e kaluar mori vesh se disa klube evropiane të futbollit e kishin pyetur UEFA-n nëse ekzistonte ndonjë mënyrë që ato ta shmangin ballafaqimin me ekipe izraelite.

Pezullimi i Izraelit nga UEFA-ja do ta shtonte presionin ndaj shtëpisë botërore të futbollit, FIFA, që ta bënte hapin e njëjtë, por kjo organizatë është në pozitë të vështirë për shkak të lidhjeve të ngushta të presidentit të saj, Gianni Infantino, me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili është mbështetës i palëkundur i Izraelit.

Megjithatë, edhe nëse FIFA nuk e pezullon Izraelin, pezullimi nga UEFA praktikisht do të nënkuptonte se ky shtet nuk do të mund të kualifikohej për Botërorin e vitit të ardhshëm./Nacionale

Previous Post

Janevska: Po inkurajojmë përsosmërinë shkencore përmes qasjes falas në bazën shkencore udhëheqëse Web of Science

Next Post

Prej nesër ulen temperaturat, mot me shi dhe bubullima

Related Posts

Sport

Jo vetëm Barcelona, edhe Bayerni i Mynihut vë në shënjestër Fisnik Asllanin

28/10/2025
Rajon

Shqipëria i la pa trajner, serbët vendosin më në fund kë do të ulin në pankinën e kombëtares

28/10/2025
Maqedoni

Futboll,nesër nis xhiroja e 11-të

28/10/2025
Sport

Portieri i Interit e godet për vdekje me veturë një person

28/10/2025
Sport

Pasi u lirua nga burgu, Dani Alves bëhet predikues i fesë: Bëra një marrëveshje me Zotin

27/10/2025
Sport

Prapaskenat e shkarkimit të Tudor nga Juventusi

27/10/2025
Next Post

Prej nesër ulen temperaturat, mot me shi dhe bubullima

Jo vetëm Barcelona, edhe Bayerni i Mynihut vë në shënjestër Fisnik Asllanin

28/10/2025

Alarm për bomba në disa shkolla në Kumanovë

28/10/2025

Shpallen rezultatet përfundimtare për gjithsej 44 komuna,në tre vendvotime për këshilltarë në Shuto Orizarë do të përsëritet votimi

28/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Enis Bardhi
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk