Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Tetovë,në Entin e Punësimit mijëra persona presin punësim, ndërsa kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë

13/05/2023
Tetovë,në Entin e Punësimit mijëra persona presin punësim, ndërsa kompanitë ankohen se nuk kanë punëtorë
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Përderisa në njërën anë kompanitë në Tetovë dhe firmat më të vogla po luten për të gjetur punëtorë, madje disa prej tyre marrin punëtorë nga jashtë, në Entin e Punësimit, numri i të papunëve shënon rritje. Për momentin në Tetovë ka rreth 14.000 persona që në mënyrë aktive kërkojnë punë, ndërsa 2000 persona të tjerë janë regjistruar në Entin e Punësimit, por që nuk kërkojnë punë. Interesim më të madh ka për vetë punësim.

“Për momentin në Tetovë kemi afër 16 000 të papunë. 14.000 janë aktiv që kërkojnë punë, ndërsa 2000 janë pasiv që nuk kërkojnë punë. Më së shumti që kërkon tregu i punës e ku ka mungesë kuadri, janë profesorët e matematikës, IT, inxhinierë të kimisë dhe të informatikës por edhe drejtime të tjera që ngadalë po hyn si konkurrues në tregun e punës. Qendra e Punësimit në Tetovë ka filluar edhe masat aktive të punësimit, ku e kemi edhe vetë punësimin dhe nga dje ka filluar interesimi me të madhe për vetë punësim”, deklaroi Abdylxhelal Jonuzi, Enti i Punësimit, Tetovë.

Sipas ekspertëve një situatë e tillë kur mijëra persona kërkojnë punë, ndërsa kompanitë ankohen se nuk mund të gjejnë punëtorë ndodh për shkak të politikave të gabuara të punsueshmërisë.

“Duhet politikat e punësueshmërisë të ndryshojnë në dy krahët. Si në anën e kërkesës po ashtu edhe të ofertës. Ata që duan në një mënyrë të marrin më të mirët që jo vetëm duan të punojnë por edhe dinë, por edhe ata që nuk dinë po duan, duhet të ri trajnohen që të gjenden sa më mirë, por ama kemi gjithnjë e më shumë raste ku refuzohen ofertat e caktuara. Kur kemi alarmuar para dhjetë vitesh nuk kanë pasur veshë ta dëgjojnë. Sot kompanitë po piskasin se nuk kanë bë presion me kohë”, u shpreh Abdylmenaf Bexheti, profesor.

Sipas një studimi dhjetë vite më parë punësuesmhëria ka qenë 70 për qind në sektorin publik dhe 30 për qind në atë privat, gjë kjo që tani është krejtësisht e kundërta, pra 70 për qind ka kaluar në sektorin privat dhe vetëm 30 për qind, punësohen në sektorin publik apo shtetëror.

Previous Post

Ndalohet konsumimi i pijeve alkoolike në ditën e zgjedhjeve në Turqi

Next Post

Luizi tregon pse familja e tij nuk ishin të pranishëm në dasmë

Related Posts

Maqedoni

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025
Maqedoni

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Maqedoni

Mickoski për Euronews: Nuk ka argumente për pranimin e kërkesave bullgare, më vjen keq që politikanë të korruptuar për të qëndruar në pushtet pranonin gjithçka

15/05/2025
Aktuale

Mexhiti: Pozicionet e VLEN-it në Qeveri janë të garantuara, nuk varet nga numri i deputetëve

15/05/2025
Maqedoni

Përçarje në ASH: Zeqiri kritikon Taravarin

15/05/2025
Next Post
Luizi tregon pse familja e tij nuk ishin të pranishëm në dasmë

Luizi tregon pse familja e tij nuk ishin të pranishëm në dasmë

MPB: Raportimi për bombë në “Jane Sandanski” ishte i rrejshëm

15/05/2025

Paralajmërim për bombë në sallën “Jane Sandanski” në Shkup

15/05/2025

Ibrahimi: Politikanët janë argatë të qytetarëve, kërkoni shërbime nga gjithë funksionarët e VLEN-it

15/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk