Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Tetova me emra të rinj të rrugëve

08/04/2023
Tetova me emra të rinj të rrugëve
0
SHARES
16
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tetovës së shpejti pritet të nis procedurën për ndërrimin e emrave të rrugëve. Meqë regjistrimin e emrave të rrugëve dhe të institucioneve fillimisht e evidenton Kadastra e Tetovës, kreu i komunës është shprehur se pas arritjes së këtij informacioni, do formohet komision përkatës. Kasami madje është shprehur se pas regjistrimit të popullsisë, për riemërtimin e rrugëve, në Komunën e Tetovës parimi i Badenterit apo votimit të dyfishtë nuk është i nevojshëm.

“Nga momenti kur do marrin informatë nga kadastra do nisim bisedimet me gjithë faktorët politik në kuadër të këshillit të komunës dhe të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të jetë ky projekt inkluziv gjithëpërfshirës, dhe ne nuk duam që këtë ta bëjmë ne si subjekt si Lëvizje BESA por do donim që këtu të jenë të përfshira gjitha subjektet politike. Unë besoj që as OBRM-PDUKM e as ndonjë parti tjetër maqedonase nuk do kishte dashur të jetë jashtë këtij procesi sepse kjo nënkupton që emërtimi i rrugëve do të bëhet pa prezencën e tyre dhe ata që do jenë në komision në këtë proces do vendosin emra të rrugëve që do jenë në favor të tyre”, tha Bilall Kasami, ryetar i komunës së Tetovës.
Gazetari: Badenter nuk duhet apo?

“Ashtu siç i kemi informatat jo”, shtoi kryetari i Tetovës.r

Por, edhe përkundër këtij qëndrimi të kreut të komunës së Tetovës, nga VMRO, shprehen kategorikisht kundër nismës. Këshilltarët e OBRM-PDUKM thonë se nuk do mbështesin këtë proces.

“Ne nuk mbështesim procese retrograde të cilat nuk do sjellin asnjë gjë të mirë për standardin e qytetarëve. Të rinjtë në Tetovë kërkojnë standard modern për jetesë dhe shkollim. Tetova nuk ka Pallat modern Kulture, nuk ka Kinema, Nuk ka Teatër, park apo hapësira sportive. Fokusi jonë është zgjidhja e problemeve bazike ndërsa proceset retrograde të cilat nuk sjellin asnjë përparim në jetën e të rinjve nuk do t’i përkrahim”, thanë nga OBRM-PDUKM.

Kundër janë shprehur edhe këshilltarët e LSDM-së.

“Këtë nismë ne nuk do ta përkrahim, sepse vlerësojmë se Tetova ka prioritete shumë më të rëndësishme se sa të merremi me ndërrimin e emrave të rrugëve shesheve dhe institucioneve”, u shprehën nga LSDM.

Për riemërtimin e rrugëve, tash e tetë muaj është zhvilluar debat publik. Vite më parë janë ndërruar emrat e rrugëve që datonin nga komunizmi, por vetëm në tabela, ndërsa në dokumente qytetarët vazhdojnë t`i kenë emrat e vjetër. Mos ndërrimi i emrave të rrugëve është bllokuar nga partitë politike maqedonase. Problemin e njëjtë me emërtime, përveç rrugëve e kanë edhe institucionet publike si shkollat, shtëpia e kulturës e tjera.

Previous Post

Fruta-perimet, kontrolle ndaj tregtarëve

Next Post

Tre arsyet kryesore pse sistemi arsimor finlandez është më i suksesshmi sot për sot

Related Posts

Maqedoni

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025
Maqedoni

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025
Maqedoni

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Aktuale

MSH: Kemi siguruar 2,000 maska për banorët e Trubarevës

13/09/2025
Maqedoni

Zjarri në Trubarevë, MMPJH del me rekomandime për qytetarët

13/09/2025
Maqedoni

Bilall Kasami: Dallimi mes kandidatëve është si dita me natën, më 19 tetor festojmë fitoren në Bogovinë

13/09/2025
Next Post
Tre arsyet kryesore pse sistemi arsimor finlandez është më i suksesshmi sot për sot

Tre arsyet kryesore pse sistemi arsimor finlandez është më i suksesshmi sot për sot

Lirim Jashari, bartës liste nga VLEN: Jemi të gatshëm ta çojmë përpara ndryshimin rrënjësor për Likovën

13/09/2025

Arben Fetai: Bogovina çdoherë ka qenë kundër BDI-së, kthehet aty ku ka qenë

13/09/2025

Mexhiti dorëzon zyrtarisht kandidaturën për Komunën e Çairit

13/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk