Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

“Tetori Rozë”, Parlamenti Studentor i Universitetit të Tetovës zhvilloi aktivitet sensibilizues

25/10/2024
0
SHARES
15
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në organizim të Parlamentit Studentor të Universitetit të Tetovës, më 24 tetor 2024, në qytetin e Tetovës u zhvillua aktiviteti sensibilizues për parandalimin dhe ndërgjegjësimin në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kryetari i Parlamentit Studentor, Ladon Murseli dhe Dekani i Fakultetit të Shkencave Mjekësore, Prof. Dr. Nevzat Elezi, së bashku me stafin akademik dhe studentët, në këtë veprimtari që përkon me “Tetorin Rozë”, kanë theksuar rëndësinë e ngritjes së vetëdijes në parandalimin e sëmundjeve siç është edhe kanceri i gjirit.
Për këtë qëllim për qytetarët janë shpërndarë fletushka me porosi për kontrolle të rregullta
mjekësore, angazhim në aktivitete fizike, ruajtjen normale të peshës trupit, si dhe të ushqyerit e shëndetshëm, faktorë të cilët ndihmojnë në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
Sipas mjekëve, kanceri i gjirit është ndër llojet e kancerit pothuaj tërësisht i trajtueshëm. Ata thonë se ekzistojnë mënyra të ndryshme të trajtimit si marrja e preparateve të ndryshme hormonale, kimioterapia, trajtimi kirurgjik etj. Trajtimet përkatëse e vonojnë progresin e sëmundjes shumë më mirë se preparatet e deritanishme, duke ofruar një mundësi të re për pacientët.
Parlamenti Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Mjekësore në vazhdimësi kanë organizuar
aktivitete të kësaj natyre që kanë të bëjnë me mbrojtjen e shëndetit publik.

Previous Post

Durmishi: U shpall thirrje publike për bashkëfinancim të projekteve për kompanitë e ekonomisë cirkulare prej gjashtë milionë denarësh

Next Post

Është zgjedhur Këshilli drejtues në M-NAV

Related Posts

Maqedoni

Aksident tragjik në Maqedoni! Dy të vdekur

18/08/2025
Maqedoni

Nikolloski paralajmëron linja të reja ajrore nga aeroportet e Maqedonisë së Veriut

18/08/2025
Maqedoni

ASH-Taravari prezanton pikën e tetë nga Platforma Kombëtare – Decentralizimi i Administratës Publike dhe Siguria Publike

18/08/2025
Maqedoni

Veteranët e UÇK-së pyesin Ali Ahmetin: Cili nga fëmijët e dëshmorëve vozitet me Porche si djali yt?

18/08/2025
Aktuale

Arkitekti me renome botërore Bajram Vardar do të përpilojë Master Planin arkitektonik për zhvillimin e Çairit, njoftoi Izet Mexhiti

18/08/2025
Aktuale

Saraji në kaos rrugësh! Profesor Pajaziti alarmon, Muhamed Elmazi premton zgjidhje të menjëhershme

18/08/2025
Next Post

Është zgjedhur Këshilli drejtues në M-NAV

Victoria Beckham flet si rrallëherë rreth problemeve me trupin dhe ushqimin

18/08/2025

Merr fund miqësia mes Eglit dhe Fifit

18/08/2025

Linda Halimi zhduket nga skena, mund ta shihni vetëm në OnlyFans

18/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk