Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Rajon

Tërmeti në Turqi, nesër Ditë Zie në Kosovë

07/02/2023
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duke u bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e ka shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi.
“Më shumë se 5 mijë viktima janë konfirmuar të vdekur nga tërmeti në Turqi e Siri, ndërkaq mijëra të tjerë janë akoma nën rrënoja. Një tragjedi e përmasave shkatërrimtare që ka shkaktuar trishtim e dhimbje kudo në botë, përfshirë në Kosovë. Dhimbje pafund për viktimat e për ata që përjetuan tmerrin e humbën më të dashurit por edhe shpresë për ata që ende ndodhen nën rrënoja. Mendimet dhe lutjet tona sot, sikurse edhe dje janë për viktimat, të lënduarit dhe të gjithë të prekurit nga ky tërmet e solidarizimi ynë është i plotë. Ushtarakët tanë tashmë gjinden në Turqi ndërkaq Kosova është në dispozicion të plotë të vazhdojë mbështetjen”, thuhet në njoftimin e presidentes Osmani.

“Përballë tragjedive të tilla duhet të qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë për mbështetje. Dhimbja e popullit turk dhe atij të Sirisë është edhe e jona. Prandaj, bazuar në kompetencat kushtetuese e ligjore, në shenjë respekti shtetëror e qytetar, ditën e mërkurë, 8 shkurt 2023 e kam shpallur Ditë Zie Shtetërore në Republikën e Kosovës, pas tërmeteve të datës 6 shkurt 2023 me epiqendër në Turqi, i cili la mijëra të vdekur e të lënduar. Teksa kujtojmë viktimat, nderojmë trimërinë dhe qëndresën e atyre që po bëjnë të pamundurën për shpëtimin e çdo jete nën rrënoja”, thuhet më tej në njoftim.

Presidentja Osmani ka theksuar se fuqia shkatërruese e këtij tërmeti ka tronditur zemrat e gjithsecilit, porse mbështetja ndaj njëri- tjetrit në këto ditë tmerri ngjallë shpresën dhe besimin se jeta do të triumfojë.

Previous Post

Zyrtari britanik: Fshini Tik-Tok ose rrezikoni që të dhënat tuaja të ekspozohen

Next Post

Takim Ademi- Deker

Related Posts

Rajon

Kapet shqiptari me 700 mijë euro të fshehura në veturë në kufirin Kroaci-Bosnje

18/10/2025
Rajon

SHBA-të heqin sanksionet ndaj katër aleatëve të udhëheqësit serb të Bosnjës, Milorad Dodik

17/10/2025
Rajon

Skandaloze: Klubi serb i basketbollit paraqitet me fanellat që vendosin hartën e Kosovës nën ngjyrat e Serbisë

17/10/2025
Botë

Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës

17/10/2025
Rajon

Serbi-Shqipëri, delegacioni i FSHF merr pjesë në drekën zyrtare

11/10/2025
Rajon

Vuçiqi zhgënjehet edhe nga Rusia

11/10/2025
Next Post

Takim Ademi- Deker

Mashtrime me miliona euro, Europol shkatërron rrjetin evropian të krimit kibernetik

18/10/2025

Trump: Shkatërruam një nëndetëse me drogë që po i drejtohej SHBA-së

18/10/2025

Kandidati shqiptar i mori 100% të votave të diasporës në këtë komunë me shumicë serbe

18/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk