Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Tërhiqet Kellogg: Nuk do të paraqesim planin e paqes të Ukrainës në Mynih

06/02/2025
0
SHARES
8
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nuk ka asnjë plan paqeje për Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur i dërguari special për konfliktin Rusi-Ukrainë, Keith Kellog.

Në një intervistë për Newsmax, Kellog tha se Donald Trump dëshiron ti japë fund luftër dhe ai është i vetmi që mund ta bëjë këtë gjë. Por sipas tij në konferencën e sigurisë së Mynihut, e cila do të mbahet javën e ardhshme nuk do të ketë asnjë plan paqeje për Kievin.

“Presidenti dëshiron t’i japë fund luftës në Ukrainë, ai është i vetmi që mund t’i japë fund luftës. Por SHBA nuk do të paraqesë asnjë plan paqeje në konferencën e Mynihut javën e ardhshme. Ne do të shkojmë në Mynih, por nuk do të paraqesim një plan paqeje. Personi që do ta paraqesë atë është presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ne do të flasim me evropianët, do t’i raportojmë presidentit atë që u tha dhe do të shohim nga atje”, tha Keith Kellog, i dërguari Special i Trump për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Po ashtu Kellog ka hedhur poshtë çdo opsion që Ukraina të pajiset me armë bërthamore. Kjo ka qenë edhe ideja e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në rast se Perëndimi nuk ndihmon Kievin.

“Mundësia që ata të rimarrin ndonjëherë armët e tyre bërthamore është e pakët. Le të jemi të sinqertë, ne të dy e dimë se kjo nuk do të ndodhë”.

Sakaq, Franca ka dorëzuar avionin e parë luftarak Mirage 2000-5 në Ukrainë. “Pas disa muajsh trajnimi të pilotëve ukrainas në Francë, avioni i parë mbërriti në Ukrainë”, tha ministri francez i mbrojtjes Sébastien Lecornu në X.

Me pilotët ukrainas në bord, këta avionë luftarakë tani do të përdoren për të mbrojtur hapësirën ajrore të Ukrainës. Presidenti francez Emmanuel Macron kishte premtuar dorëzimin e avionëve Mirage 2000 qershorin e kaluar.

Në atë kohë ai kishte premtuar edhe stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Francë. Që atëherë, rreth 2,300 ushtarë ukrainas nga një brigadë e quajtur “Ana e Kievit” kanë ardhur në Francë për stërvitje. Sipas një studimi të një gazetari ukrainas, 50 prej tyre dezertuan gjatë qëndrimit në Francë. Ushtria franceze konfirmoi se “disa dhjetëra” kishin dezertuar.

Previous Post

“Zef Lush Marku”, turne memorial në kujtim të ish-drejtorit Faruk Zeqiri

Next Post

BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës

Related Posts

Aktuale

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Botë

Fillon takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin

15/08/2025
Botë

Takimi me Donald Trump, Vladimir Putin merr dy njerëzit e tij më të besuar në tryezën me Presidentin e SHBA

15/08/2025
__kateg

Divorc pas 13 vitesh martesë! Vajza e Joe Biden “hakmerret” publikisht ndaj tradhtisë së bashkëshortit

15/08/2025
Aktuale

E gjithë bota sytë nga Alaska!Trump dhe Putin shtrëngojnë duart në Anchorage

15/08/2025
Botë

Çka nëse takimi me Putinin nuk shkon mirë? Presidenti Trump zbulon lëvizjen e tij ‘të rrufeshme’

15/08/2025
Next Post

BDI avanson strategjinë e reformës me lidership të ri në degën e Strugës

Izet Mexhiti: Çairi është vendi i të rinjve, do të investojmë në më shumë fusha dhe pishina

16/08/2025

Grushta mes dy të moshuarve në Gurgurnicë të Tetovës

16/08/2025

Evropianët dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

16/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk