Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Tërheqja e kërkesës nga Osmani, Gjykata Kushtetuese del me sqarim

06/08/2025
0
SHARES
2
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese ka dalë me sqarim pas njoftimit të Presidentes Vjosa Osmani se do tërheq lëndën e kërkesës së saj për shkak të gjyqtari Radomir Laban.

Gjykata sqaron se në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin e saj, i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Sqarimi i plotë;

Në përgjigje të interesimit të mediave dhe opinionit të gjerë përkitazi me kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës të datës 5 gusht 2025 për tërheqjen e kërkesës KO215/25, të parashtruar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovë më 22 korrik 2025, Gjykata Kushtetuese sqaron si në vijim:

Bazuar në nenin 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Gjykata Kushtetuese trajton të gjitha çështjet e dorëzuara në mënyrë ligjore nga palët e autorizuara. Ndarja e lëndëve për shqyrtim tek gjyqtarët raportues dhe kolegjet shqyrtuese në Gjykatën Kushtetuese bëhet në bazë të rregullave të qarta procedurale, të cilat kjo Gjykatë i respekton me përpikëri. Gjykata Kushtetuese, si organ kolegjial, vendimet e saj i merr në përbërje të plotë. Në këtë kontekst, është e drejtë e palëve para Gjykatës që të kërkojnë tërheqjen e kërkesave të parashtruara, të cilat Gjykata Kushtetuese i trajton bazuar në Kushtetutë, Ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe Rregulloren e saj të punës.

Sa u përket çështjeve të ngritura përkitazi me Gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban, siç jeni të informuar, i njëjti ka qenë i punësuar në Gjykatën Kushtetuese që nga viti 2011, në pozitën e Këshilltarit juridik, dhe që nga data 9 gusht 2018 ushtron funksionin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, pasi i është nënshtruar të gjitha procedurave kushtetuese e ligjore, për propozimin e tij nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Në anën tjetër, procedurat për shkarkimin e gjyqtarëve janë të përcaktuara qartë në Kushtetutë.

Gjykata Kushtetuese si autoriteti përfundimtar në Republikën e Kosovës për interpretimin e Kushtetutës, në përputhje me përgjegjësitë dhe mandatin e saj, i trajton të gjitha kërkesat e dorëzuara nga palët e autorizuara me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm, ashtu siç përcaktohet në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Previous Post

Drejtori i Mepsos, Burim Latifi bën donacion eho aparat prej 50 mijë eurosh për gjinekologjinë e Çairit

Next Post

Jasir Ibrahimi mohon punësimin përmes Zeqirija Ibrahimit

Related Posts

Kosovë

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

06/08/2025
__kateg

Komuna e Prishtinës mbështet protestën e nesërme të veteranëve: Të gjithë autobusët në Prishtinë janë falas

06/08/2025
Kosovë

“Nuk ka frikë nga asgjë, ka gjak ballkanas”, Ish-trajneri italian lavdëron Ardon Jasharin

06/08/2025
Kosovë

Iu vazhdohet paraburgimi Thaçit, Smakajt, Kilajt e Fazliut

06/08/2025
Kosovë

Ali Ahmeti mban nesër fjalim në protestën e veteranëve

06/08/2025
Aktuale

Mbi 50 veteranë të UÇK-së bënë vetëvrasje në Kosoven e pasluftes, për shkak krizes ekonomike dhe varfërise

06/08/2025
Next Post

Jasir Ibrahimi mohon punësimin përmes Zeqirija Ibrahimit

Gucati: 106 autobusë do të vijnë në Prishtinë për protestën e nesërme

06/08/2025

Ardon Jashari nënshkruan me Milanin

06/08/2025

Dodiku shpall referendum

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk