Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Terapia për pacientët me kancer pritet të arrijë deri në fund të javës

22/04/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter
Barnat për pacientët onkologjikë do të dorëzohen në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji deri në fund të kësaj jave, njoftojnë nga Klinika. Për momentin po rrjedh afati i ankesave dhe i njëjti po mbaron dhe çështja e prokurimit publik aktualisht është në Komisionin Shtetëror për Ankesa të Prokurimit Publik.
“Ekipi i Prokurimit Publik i Qendrës Klinike për Radioterapi dhe Onkologji është duke punuar shumë që të gjitha procedurat të përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që deri në fund të kësaj jave të nënshkruhen kontratat me distributorët dhe barnat të dorëzohen në Qendrën Klinike për Radioterapi dhe Onkologji.”, – thuhet në komunikatën e klinikës.
Shoqatat e pacientëve kanë reaguar, se përse është vonuar kaq shumë tenderi kur mjete për të njëjtat kishte. Shëndetësia ka probleme kronike, ndërsa po merr ndërhyrje kozmetike, thotë ish-ministri i Shëndetësisë, Dragan Danilovski.
“Korniza e drejtësisë për prokurim është shumë burokratike, pa mundësi për intervenime të shpejta, gjatë një krize akute, siç ishte rasti me kardiokirurgjinë dhe çfarë duhet të bëhet fillimisht, duhet të kryhet prokurimi i centralizuar i terapisë më kritike dhe i materialeve shëndetësore, me rezerva për një kohë të caktuar prej 3 deri në 6 muaj. Por, edhe të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi e të gjithë personave të involvuar në këtë sistem.”, – deklaroi ish-ministri i Shëndetësisë, Dragan Danilovski.
Danilovski mendon se duhet të krijohet një sistem elektronik, që do të monitoronte furnizimet në kohë reale nga drejtori i klinikës, Fondi i Shëndetësisë dhe ministri i Shëndetësisë. Ai thotë se duhet të ketë afate dhe sanksione të qarta për tenderët, të cilët nuk kryhen me kohë. Por duhet të ketë edhe rregullim dhe mbikëqyrje të aktivitetit shtesë për të parandaluar konfliktin e interesit dhe korrupsionin.
“Po më pyesin se çfarë note meriton gjendja e shëndetësisë në vendin tonë, nëse nota maksimale është 5, unë e vlerësoj me 2.5, për shkak se kemi profesionistë të vërtetë dhe kapacitete për përmirësimin e gjendjes aktuale, por sistemi nuk i lejon.”, – theksoi ish-ministri i Shëndetësisë, Dragan Danilovski.
Stafit shëndetësor duhet t’i sigurohen kushte për zhvillim profesional, por më e rëndësishmja është që të departizohet, thotë profesor Danilovski.
Previous Post

Kupa: Nesër Struga – Shkëndija për një vend në finale

Next Post

Inspektorët kontrollojnë tregtarët për çmimet në faqet e internetit

Related Posts

Maqedoni

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025
Maqedoni

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025
Aktuale

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

02/08/2025
Maqedoni

Sela shpall kandidaturat, Nasufi: Më preve në BESË

01/08/2025
Maqedoni

Fisnik Mela shpall kandidaturën për kryetar të Dibrës: Dibra nuk ka më kohë për të humbur, ka ardhur koha për një vizion të ri

01/08/2025
Next Post

Inspektorët kontrollojnë tregtarët për çmimet në faqet e internetit

VLEN: Raporti i Revizionit demaskon Faton Ahmetin dhe modelin e BDI-së?!

02/08/2025

Sadiku: T’i japim fund neglizhencës ndaj Likovës!

02/08/2025

Bilall Kasami shpall kandidaturën: Për ti dhënë hov zhvillimit të Tetovës

02/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk