Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Tensionet në veri, Kurti: I përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit

27/05/2023
Tensionet në veri, Kurti: I përkushtuar për zbatimin e marrëveshjes së normalizimit
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është i përkushtuar që të punojë me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e shteteve të QUINT-it për të punuar në zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve me Serbinë.

Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar, lordin Stuart Peach, lidhur me zhvillimet e fundit, një ditë pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës.

“Theksova se qëllimi i vetëm i aeverisë sonë është të ofrojë qasje në zyra për kryetarët e zgjedhur dhe shpreha përkushtimin tim që të punoj me Mbretërinë e Bashkuar dhe aleatët e QUINT-it për zbatimin e menjëhershëm të marrëveshjes bazë”, shkroi Kurti në llogarinë e tij në Twitter.

Më 26 maj, grupe të serbëve lokalë u përleshën me Policinë e Kosovës, e cila asistoi kryetarët e rinj shqiptarë të Komunës së Zveçanit, Leposaviçit dhe Zubin Potokut të hynin në zyrat e tyre për të nisur punën, pasi një ditë më parë kishin bërë betimin.

Policia përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për të shpërndarë protestuesit, të cilët hodhën gurë drejt organeve të rendit. Disa makina u dogjën dhe të paktën pesë policë u lënduan. Pas tensioneve në veri, Serbia ngriti në nivelin më të lartë gatishmërinë luftarake të forcave të saj.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe shtetet e QUINT-it dënuan ashpër vendimet e qeverisë së Kosovës, duke i bërë thirrje që të çtensionojë situatën. Kosova ia ka vënë fajin Serbisë dhe “strukturave ilegale dhe bandave kriminale” për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

SHBA-ja tha se veprimet në veri, jo vetëm që do të rezultojnë me pasoja në raportet dy palëshe, por edhe minojnë përpjekjet për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu për normalizim të raporteve ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të dialogut, më 27 shkurt palët arritën marrëveshjen bazë drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat.

Dokumenti prej 11 nenesh kërkon, po ashtu, nga palët që t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tash në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, përfshirë edhe atë për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, të cilin qeveria në Prishtinë e ka refuzuar deri më tani, me arsyetimin se mund të rrezikojë funksionalitetin e shtetit./REL

Previous Post

Bytyqi: Çarshia e Shkupit është vlera jonë multikulturore, ta ruajmë për të sfiduar kohën

Next Post

Themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

Related Posts

Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Kosovë

Osmani udhëton zyrtarisht në Slloveni, e ftuar speciale e Asamblesë Parlamentare të NATO-s

12/10/2025
Kosovë

Kelmendi jep detaje nga Exit Poll-i: Ndoshta gjysma e komunave të mëdha shkojnë pa balotazh

12/10/2025
Kosovë

Deri në orën 11:00 votuan 158 mijë e 619 qytetarë

12/10/2025
Next Post
Themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

Themelohet ekipi për vlerësimin e veprimeve policore në veri

Të gjithë sytë në Gotenburg, Kosova synon suksesin e radhës ndaj Suedisë

13/10/2025

VLEN: “Referendumi i rrejshëm” po i kthehet në bumerang BDI-së

13/10/2025

Mexhiti në Saraj: Me VLEN-in fitojnë shqiptarët, në krye me Muhamed Elmazin fitorja në Saraj është e vulosur

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk