Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Tenderi për uniformat policore dhe gjuha shqipe sherr mes partive

23/09/2025
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një tender i fundit i Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) për furnizimin me uniforma të reja për policinë ka nxitur debate të ashpra politike, duke e rikthyer në vëmendje çështjen e zbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, në veçanti përdorimin e shqipes në institucionet shtetërore.

Siç thuhet sipas specifikimeve të tenderit, në pjesën e pasme të xhaketave policore është parashikuar që të figuroj vetëm shkrimi policia në alfabetin cirilik. Kjo ka ngjallur reagimin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila e cilëson vendimin si shkelje flagrante të Ligjit për gjuhët dhe të Marrëveshjes së Ohrit, duke akuzuar Qeverinë për qasje diskriminuese ndaj gjuhës shqipe.

Qeveria: Çështja do të rregullohet me tender të veçantë

Në përgjigje ndaj reagimeve, zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti deklaroi se çështja e mbishkrimeve në dy gjuhë në uniformat dhe emblemat policore do të zgjidhet përmes një tenderi të ri dhe të posaçëm, në përputhje me ligjin.

“Bazuar në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, uniformat dhe bexhat e policisë në komunat me shumicë shqiptare do të jenë në maqedonisht dhe shqip, ashtu siç është rregulluar edhe për shërbimet e zjarrfikësve dhe të shëndetësisë,”
tha Mexhiti.

Ligji për përdorimin e gjuhëve, i miratuar në vitin 2018, parashikon që në komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin një gjuhë tjetër zyrtare, përfshirë Shkupin, institucionet publike janë të detyruara të përdorin dy gjuhë në komunikimin zyrtar dhe simbolet publike, përfshirë uniformat dhe emblemat e policisë, zjarrfikësve dhe personelit mjekësor.

MPB: Po veprojmë sipas ligjit dhe rregulloreve ekzistuese

Nga ana tjetër, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, deklaroi se procedura e prokurimit është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin dhe me rregulloret e miratuara në vitin 2018, duke nënvizuar se këto rregullore janë hartuar në kohën kur në qeveri ishin BDI dhe LSDM.

“BDI kishte mundësinë të implementonte plotësisht këtë ligj në të kaluarën. Ne po veprojmë konform rregulloreve që janë miratuar pikërisht në atë periudhë,”
theksoi Toshkovski.

Ai shtoi se uniformat aktuale janë të vjetruara dhe jopraktike, ndaj është hapur tenderi për uniforma të reja moderne, të dizajnuara sipas standardeve të policive evropiane.

BDI: Kjo është një tjetër qasje diskriminuese

BDI thekson se ky nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një qasjeje sistematike diskriminuese nga VMRO-DPMNE, duke rikujtuar se kjo parti ka iniciuar procedurën në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Debati zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, në prag të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, ku çështjet gjuhësore dhe identitare janë sërish në qendër të vëmendjes publike dhe politike

Previous Post

Mexhiti takon Shpend Ahmetin, një prej anëtarëve të grupit legjendar Telex

Next Post

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

Related Posts

Aktuale

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025
Aktuale

Aksion policor në Rashçe të Shkupit: Sekuestrohet sasi e madhe armësh dhe municioni (FOTO)

24/10/2025
Maqedoni

Albi Qamili: Ali Ahmetin e tradhtoi gjuha

24/10/2025
Maqedoni

Oda e Mjekëve: Mjeku Kuzmanovski do të marrë licencën për punë nëse kalon një trajnim tre mujor

24/10/2025
Maqedoni

Mbi 300 mjekë shqiptarë vitet e fundit braktisën Maqedoninë

24/10/2025
Maqedoni

Adnan Azizi – Ali Ahmetit: Në vend që të reflektoni pas humbjes, po i fyeni shqiptarët!

24/10/2025
Next Post

Nga Kumanova në Schalke 04: Ftesa e madhe për Mirvete Misinin

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

24/10/2025

SHBA vendos sanksione ndaj presidentit kolumbian

24/10/2025

Zbulohet një tunel i mbushur me makina të vjedhura në SHBA

24/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk