Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Shëndet & Style

Temperaturat e Ulta apo të Larta, si përfiton më shumë trupi juaj?

09/06/2023
Temperaturat e Ulta apo të Larta, si përfiton më shumë trupi juaj?
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjithçka që duam të bëjmë në ditët e ftohta të dimrit është të pushojmë dhe të qëndrojmë ngrohtë në ambiente të mbyllura, e pse jo të shijojmë një filxhan çaji të nxehtë.

Por, a jeni bërë ndonjëherë kurioz të dini nëse temperaturat e ftohta na sjellin ndonjë përfitim shëndetësor? Nëse po, cilat janë ato? AgroWeb.org ju fton t’i zbuloni përgjigjet më poshtë.

A mund të përfitojë shëndeti juaj nga temperaturat e ulta?
Studimet në të cilat AgroWeb.org mbështetet tregojnë se temperaturat e ftohta mund të sjellin një sërë përfitimesh shëndetësore dhe se nuk duhet ta shmangim gjithmonë ekspozimin ndaj të ftohtit. Disa prej tyre janë:

I ftohti mund të rrisë cilësinë e gjumit
Studiuesit kanë zbuluar se nëse prishet ritmi cirkadian, përgegjës për ciklin e gjumit dhe të zgjimit, rreziku për shfaqjen e problemeve të ndryshme shëndetësore rritet.

Kur biem në gjumë, temperatura e trupit fillon të bjerë. Ata që vuajnë nga problemet me gjumin, duket se nuk janë në gjendje të rregullojnë siç duhet nxehtësinë e trupit, gjë që e bën më të vështirë rënien në gjumë. Këtu hyjnë në lojë temperaturat e jashtme.

Studimi në të cilin AgroWeb.org mbëshetet, gjatë një eksperimenti me personat që vuanin nga pagjumësia, zbuloi se ekspozimi ndaj të ftohtit i lejoi ata të bënin një gjumë më të mirë. Nga kërkimet ekzistuese, studiuesit sugjerojnë që temperatura ideale në dhomat e gjumit duhet të jetë diku midis 15.5 deri në 19 gradë Celsius.

I ftohti të hap oreksin
Ndoshta edhe ju e keni vënë se në dimër shtohet oreksi. Ky nuk është vetëm një mendim, por mbështetet edhe nga studime të tjera në mbarë botën. Dhe nëse po përpiqeni të konsumoni vakte të bollshme, kjo mund të jetë periudha më e mirë për ta bërë këtë.

Mos u shqetësoni nëse yndyra në turpin tuaj është në nivelet më të larta.
Nëse jeni të shqetësuar se tendenca për të ngrënë më shumë gjatë sezonit të dimrit mund të çojë në shtim në peshë, mos u shqetësoni! I ftohti mund të përdoret edhe si një katalizator për të humbur peshë.

Në mënyrë që trupi të ngrohet gjatë ditëve të ftohta, ai vë në përdorim yndyrën e grumbulluar. Prandaj edhe disa studime të kryera, të cilave AgroWeb.org iu referohet, kanë dalë në përfundimin se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta mund të aktivizojë procesin e djegies së yndyrës. Me sa duket, mjaftojnë vetëm 15 minuta në një mjedis të ftohtë duke u “dridhur”, për të marrë të njëjtin efekt si ushtrimet për gjatë një ore.

Mund të ulë inflamacionin dhe dhimbjen
A ju kujtohen rastet kur ishit të vegjël dhe prindërit iu thonin të vendosnit një kompresë të ftohtë me akull në zonën ku ishit vrarë? Akulli ose kompresa e ftohtë janë përdorur shpesh për të trajtuar një sërë dëmtimesh fizike, po ashtu besohet se edhe ekspozimi ndaj të ftohtit mund të ketë përfititme të ngjashme kundër inflamacionit në trup.

Efektet psikologjike
Për shumë njerëz, stina e ftohtë shoqërohet me humor të keq dhe ndjesi lodhjeje, pasi bien pre e depresionit sezonal, që shfaqet zakonisht në dimër. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se moti i ftohtë ka gjithashtu edhe disa avantazhe befasuese.

Kur moti na largon nga aktivitetet e tjera, ne priremi të qëndrojmë në shtëpi dhe duam të rilidhemi me njerëzit që kanë më shumë rëndësi për ne. Një studim tjetër sugjeron se ditët e ftohta mund të nxisin një lloj krijimtarie, e cila na bën të dalim nga e zakonshma dhe të mendojmë për mëyrë të tjera se si të argëtohemi.

Previous Post

Lirohet nga akuza Arafat Muaremi – Prokuroria nuk ka gjetur prova fajësie

Next Post

Taravari dhe Ahmeti takim kokë më kokë në Gostivar

Related Posts

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor
Shëndet & Style

Pse pushimet janë të mira për shëndetin mendor

29/05/2024
“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok
Shëndet & Style

“Rituali i tërbimit”, terapia e mirëqenies që po qarkullon në TikTok

29/05/2024
Migrena, mënyrat se si ta parandaloni
Shëndet & Style

Migrena, mënyrat se si ta parandaloni

28/05/2024
A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?
Shëndet & Style

A është mirë të qëndrosh bashkë për hir të fëmijëve?

27/05/2024
Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve
Shëndet & Style

Rrjetet sociale janë arsyeja e shtimit të maktheve

26/05/2024
Këto zakone ju plakin shpejt
Shëndet & Style

Këto zakone ju plakin shpejt

25/05/2024
Next Post
Taravari dhe Ahmeti takim kokë më kokë në Gostivar

Taravari dhe Ahmeti takim kokë më kokë në Gostivar

Europa “zbarkon në Tiranë”, demokratët protestojnë për zgjedhjet

16/05/2025

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

16/05/2025

26 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

16/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk