Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Temperaturat e larta, disa shkolla me orar të shkurtuar

03/09/2024
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deri të premten, shkolla të caktuara fillore dhe të mesme do të punojnë me orar të shkurtuar për shkak të motit të nxehtë dhe kushteve në shkolla jo të përshtatshme për këto temperature. Ministria e Arsimit dhe Shkencës tashmë u ka nisur shkollave dhe komunave Protokollin për zbatimin e procesit edukativo-arsimor në kushtet e valës së të nxehtit në vend. Sipas udhëzimeve për zbatimin e protokollit, mësimi duhet të fillojë jo më vonë se ora 07:30, të zhvillohet në orë të shkurtuara 20 minuta dhe të përfundojë jo më vonë se ora 12:30. Shkolla organizon qëndrim të zgjatur nëse mund të sigurojë klasa me ajër të kondicionuar në të cilat ka kushte për qëndrim më të gjatë të nxënësve. Nxënësit që anketuam për Alsat pranojnë se në klasat ku mësojnë është vapë e madhe dhe e padurueshme ndërkohë që mungojnë kondicionerët.

“Në ora tetë kemi shku, tre orë I kemi mbajt. Këto ditë që është shumë nxehtë edhe në klasë po bëhet shumë nxehtë. I lëshojmë edhe perdet por sërish bëhet shumë nxehtë”, tha një nxënës.

“Filluam menjëherë me orar të shkurtuar. I kemi mbajt tre orë, nuk I kemi mbajt të gjitha për shkak të nxehtit. A po bëhet shumë nxeht në klasë? Po, shumë. Mbajmë derën dhe dritaret hapur por sërish nxehtë është”, shtoi një nxënës tjetër.

“Prej në ora 7 e 30 deri në 9 e 30. Çka dhe sa orë I mbajtët? Trë orë, kemi pas maqedonisht, gjeografi dhe orë sporti. Është nxeht, duhet të hapim nga tre dritare se është shumë nxehtë në klasë”, tha një nxënës.

Disa nga prindërit vlerësojnë se java e parë e shkollë zakonisht është me orar të shkurtuar deri në përshtatjen e nxënësve me procesin edukativo arsimor.

“Edhe vitin e kaluar ka qenë kështu, javën e parë kanë qenë deri në 12 pastaj prej javës së dytë rregullisht se këto janë me mësim tërëditor”, u shpreh një prind.

Përveç rikujtimit të nxënësve që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe ushqim të lehtë, sipas udhëzimeve për zbatimin e protokollit është e nevojshme të shkëputen nga priza të gjitha pajisjet elektrike, kompjuterët dhe teknologjia e informacionit që nuk janë në përdorim për momentin, për të parandaluar ngrohjen shtesë të ambienteve për shkak të nxehtësisë që krijojnë ato edhe kur janë vetëm të lidhura në rrjetin elektrik./Alsat.mk

Previous Post

Gashi: Kjo është interpelancë ndaj përkatësisë etnike dhe fetare të Kryetarit të Kuvendit

Next Post

Liga e Kombeve dhe Botërori, FSHF prezanton fanellat e reja të kuqezinjve

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Liga e Kombeve dhe Botërori, FSHF prezanton fanellat e reja të kuqezinjve

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk