Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Teknologjia 3G shkon në histori

10/02/2023
0
SHARES
9
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Operatorët telekomunikues në mbarë botën njoftojnë mbylljen e rrjetit 3G, që nënkupton
fundin e jetës së kësaj teknologjie. Ky ndryshim sjell shërbime shumë më cilësore për
përdoruesit. Në vijim do t’ju tregojmë se si do të ndikojë largimi i rrjetit 3G tek
përdoruesit dhe pse mbyllja e tij është e nevojshme pikërisht tani.
Në një botë që ka filluar tashmë migrimin në standardin e rrjetit 5G, shumica prej nesh
posedojnë pajisje që punojnë në teknologjinë 4G/LTE dhe numri i pajisjeve 5G po rritet
çdo ditë. Në të ardhmen, teknologjia 4G/LTE do të jetë bartëse për transmetimin e
shërbimeve zanore (VoLTE), ndërsa të dyja teknologjitë (4G dhe 5G) do të jenë bartëse
për transmetimin e shërbimeve të të dhënave. Për shkak të kësaj, pajisjet duhet të
përditësohen për të përdorur këto teknologji dhe kartat e vjetra SIM duhet të
zëvendësohen me të reja.
Teknologjia 3G është mbi 15 vjet e vjetër. Për herë të parë është futur në përdorim
global në vitin 2006, ndërsa në Maqedoni në vitin 2009 nga Makedonski Telekom.
Pajisjet e reja që prodhohen janë të fokusuara në ofrimin e shërbimeve me cilësi të lartë
nëpërmjet teknologjive të reja, sepse rrjeti 3G nuk mund t'i përgjigjet kërkesave
teknologjike gjithnjë e më specifike. Hapi tjetër i madh në (r)evolucionin teknologjik
është migrimi drejt standardeve të reja të rrjetit. Por, ndërmarrja e këtij hapi kërkon
zëvendësimin e specifikimeve, pajisjeve dhe softuerit në mënyrë që të gjitha pajisjet të
mund ta përdorin rrjetin e ri.
Zbatimi i teknologjive të reja do të hapë një gamë të tërë karakteristikash dhe mënyrash
të reja në të cilat i përdorim pajisjet elektronike. Kështu, për shembull, rrjeti i ri 5G sjell
me vete mundësi për internet më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm, transferimin e të
dhënave më të mëdha, hap mundësi të reja për përdorimin e inteligjencës artificiale (AI)
dhe sjell potencial edhe më të madh për përdorimin e "Interneti i Gjërave" (IoT). Kjo do
ta ndryshojë dukshëm përvojën e përdoruesit për mirë dhe do të na ofrojë mundësi të
hapura në botën e pajisjeve të lidhura.

Gjatë vitit të kaluar, rrjeti 5G tashmë u vendos dhe u përhap në një pjesë të madhe të
territorit (rrjeti 5G i Telekomit i mbulon deri në 26 qytete dhe rrethinat e tyre), dhe një
numër i madh përdoruesish tashmë po përdorin standardin e ri. Heqja e rrjetit 3G në
territorin tonë do të ndodhë së shpejti, ndaj përgatituni për ndryshimin e pashmangshëm
dhe përfitimet e teknologjive të reja.

Previous Post

J-LO kërkon ndihmë nga fansat për të prekurit nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Next Post

MSH: Sistemi “Termini im” funksionon pa ndërprerje

Related Posts

Maqedoni

Fazliu: Shko me Aliun! Por si do t’ia bësh me aktivistët e ndershëm, që besuan te ti me zemër?

12/05/2025
Aktuale

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

12/05/2025
Maqedoni

Vendim i pamatur: Shkelje e besimit dhe frymës së Ndryshimit!

12/05/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Taravari ndjente keqardhje për gjendjen e mjerueshme të BDI-së

12/05/2025
Maqedoni

Kasami: Pozitat e VLEN në Qeveri nuk preken, çdo ndryshim me marrëveshje të re

12/05/2025
Maqedoni

Taravari: ASH vendosi të shkoj në opozitë

12/05/2025
Next Post

MSH: Sistemi “Termini im” funksionon pa ndërprerje

Fazliu: Shko me Aliun! Por si do t’ia bësh me aktivistët e ndershëm, që besuan te ti me zemër?

12/05/2025

Mexhiti- Taravarit: Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë

12/05/2025

Vendim i pamatur: Shkelje e besimit dhe frymës së Ndryshimit!

12/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk