Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Kosovë

Të bllokuara për më shumë se dy dekada! Serbia refuzon t’i kthej artefaktet e Kosovës

16/09/2023
Të bllokuara për më shumë se dy dekada! Serbia refuzon t’i kthej artefaktet e Kosovës
0
SHARES
4
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pavarësisht se Kosova posedon dosjen dhe dokumentet përkatëse, Serbia vazhdon të mbaj fizikisht mbi një mijë artefakte arkeologjike. Të marra vetëm për një ekspozitë në Beograd, artefaktet nuk janë kthyer për më shumë se dy dekada.

Drejtori i Institutit Arkeologjik të Kosovës, Enver Rexha tha për KosovaPress se ngecja në procesin e kthimit të artefakteve është çështje politike.

Rexha kërkoi nga qeveria që në bisedimet e radhës të vendoset si pikë diskutimi, kthimi i këtyre eksponateve arkeologjikë në Kosovë.

Para dy viteve ish-drejtori i Muzeut Kombëtar të Kosovës, Ajet Leci kishte dërguar kërkesën zyrtare në adresat e Muzeut Kombëtar dhe atij Etnologjik në Beograd dhe Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, që t’i kthejnë 1.247 artefakte që janë marrë nga lufta e fundit, në fund të viteve të 90-ta.

Ndaj kësaj kërkese ishte përgjigjur Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, duke thënë se të gjitha artefaktet që burojnë nga Kosova, janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të Serbisë.

Këtë gjë e pohon edhe drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu, derisa thotë për KosovaPress, se pavarësisht kërkesave të deritanishme, nuk do të ndalen së kërkuari kthimin e eksponateve arkeologjik në vendin e tyre.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes emailit theksojnë se po punohet vazhdimisht në këtë drejtim, ndërsa potencojnë se në llogarinë zyrtare të tyre në rrjetin social Twitter, kanë nisur një fushatë informimi, publikojnë artefaktet dhe përshkrimin e tyre, të shoqëruara edhe me fotografi.

Pavarësisht këtyre kërkesave, deri më tani, nga ky thesar i artefakteve, Kosovës i është kthyer vetëm një prej tyre. “Hyjnesha në Fron”, është një eksponat që daton nga mijëvjeçari i katërt para Krishtit dhe e cila u gjet në vitin 1956 në lokalitetin “Tjerrtorja”, të Prishtinës.

Previous Post

Ilir Hasani – Doktori i mrekullive (VIDEO)

Next Post

Muriqi vendimtar, shënon dhe i jep fitoren Mallorca (VIDEO)

Related Posts

Kosovë

Kurti: Nëse nuk ka Qeveri “Kurti 3”, ka zgjedhje të reja parlamentare

13/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet komunale, Kurti: Tri komuna i fituam, në 12 shkojmë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Kosovë, 21 komuna zgjedhin kryetarët në rundin e parë, 17 të tjera shkojnë në balotazh

13/10/2025
Kosovë

Abdixhiku: LDK ka fituar, prin dhe është në garë në 12 komuna

12/10/2025
Kosovë

Kush shkon në balotazh dhe kush fitoi që sot? Rezultatet e ‘exit poll-eve’ në Kosovë

12/10/2025
Kosovë

Zgjedhjet në Kosovë, të shtëna me armë pranë një qendre votimi në Drenas

12/10/2025
Next Post
Muriqi vendimtar, shënon dhe i jep fitoren Mallorca (VIDEO)

Muriqi vendimtar, shënon dhe i jep fitoren Mallorca (VIDEO)

Mexhiti: Dyqanxhiku po përjeton një rilindje të vërtetë urbane, investim prej 2 milionë eurosh për infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për banorët

13/10/2025

Kasami -Rexhepit: Nuk të përgatiten mirë, planet urbanistike për Xhepçisht, Poroj dhe Reçicë e Madhe ekzistojnë

13/10/2025

Bilall Kasami: Unë po ja ndërtoj kundërkandidatit edhe rrugën dhe shkollën në fshatin e tij

13/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk