Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Të arsimohesh në gjuhën amtare/ Në Gjermani, projekti pilot me 12 shkolla shqipe

30/09/2023
Të arsimohesh në gjuhën amtare/ Në Gjermani, projekti pilot me 12 shkolla shqipe
0
SHARES
11
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kërkesa e komunitetit shqiptar në veriun e Gjermanisë për t’u mësuar fëmijëve të tyre gjuhën amtare ka çuar në hapjen e programeve të dedikuara të mësimit të gjuhës shqipe në disa shkolla publike në Hamburg dhe Schlesëig Holstein dhe Bremen.

Grupmosha të ndryshme fëmijësh, që kanë lindur në Gjermani apo kanë shkuar rishtaz atje me bashkimin familjar, mësojnë gjuhën, por edhe traditat dhe historinë tonë.

“Ne kemi arritur që deri tani të hapim 12 shkolla shqipe dhe kemi plane për të hapur dhe shkolla të tjera. Komuniteti, mësuesit, të gjithë e presin jashtëzakonisht mirë, por e presin mirë dhe autoritetet gjermane sepse në këtë mënyrë, edhe shkolla gjermane ka një kontroll mbi atë se çfarë mësohet në këto shkolla”.

Mësues shqiptarë të kualifikuar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia u angazhuan fillimisht në mënyre vullnetare, por tani pjesa më e madhe e tyre paguhen me kontrata të rregullta nga Ministria Gjermane e Arsimit, në kuadrin e një projekti pilot që për herë të parë mundëson mësimin e gjuhës së një komuniteti të huaj, në institucionet publike të arsimit gjerman. Ndërsa shteti shqiptar ka dhënë mbështetjen për të siguruar tekstet shkollore të unifikuara të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Numri i nxënësve që ne kemi aty është gjithmonë në rritje, por ne kemi tre nxënës që unë nuk dua t’i përmend me emër, të cilët dy prej tyre janë nënshtetas grek, por janë shqiptarë të Çamërisë, të cilët jetojnë në Republikën e Shlesëig-Holstein dhe kemi dhe një nxënës, i cili është turk nga Stambolli, mirëpo i ati i tij më ka thënë se rrënjët e familjes së tyre janë shqiptare. Për ne është një gjë kryesore që të gjithë që e ndiejnë atdhedashurinë, janë të mirëpritur të vijnë në këto shkollat tona”, tha Kolë Gjoka.

Rruga më e lehtë drejt vendlindjes, shprehen mësuesit, është ajo e gjuhës.

Një nismë sa e bukur dhe e vështirë, për të mos humbur rrënjet tona duke i dhënë pasardhësve tanë aftësinë ta njohin Shqipërinë edhe më shumë nëpërmjet gjuhës shpipe.

Previous Post

Luana me video erotike? E vërteta është kjo!

Next Post

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët, i ndihmoi edhe Putini (VIDEO)

Related Posts

Botë

Rindërtimi i Gazës/ Kryeministri i Palestinës: Do të duhen 5 vjet dhe miliarda dollarë

16/10/2025
__kateg

Komisioni Evropian shpalos planet për “murin e dronëve”

16/10/2025
Botë

Krim brenda familjes kosovare në Gjermani: Burri mbyt gruan e më pas vret veten

16/10/2025
Botë

I treti në botë me rezerva, një shtet evropian po ia sheh hairin shtrenjtimit të arit

16/10/2025
Botë

Trump njofton sulme të mundshme tokësore ndaj Venezuelës

16/10/2025
Botë

Dita Botërore e Ushqimit

16/10/2025
Next Post
Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët, i ndihmoi edhe Putini (VIDEO)

Osmani: Serbia trajnoi dhe armatosi terroristët, i ndihmoi edhe Putini (VIDEO)

Dy ditë para zgjedhjeve, vazhdojnë braktisjet nga BDI në Saraj, aktivistë nga Sfillarja e Poshtme i bashkohen Muhamet Elmazit

16/10/2025

Ali Ahmeti nga Tetova: Të krahasosh Bajram Rexhepin me Bilall Kasamin është si nata me ditën

16/10/2025

Kaltrina Beqiri: “Tubimi përfundimtar në Çair – një zë që VLEN!”

16/10/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk