Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Taravari: Sistemit të shëndetësisë publike do t’ia vija notën 8

30/12/2024
0
SHARES
5
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga 5 deri në 10, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari e vlerësoi me notë 8 shëndetësinë publike në vend për vitin që po e lëmë pas. Taravari tha se mbetet akoma shumë për t’u bërë që qytetarëve t’u ofrohen shërbime më të mira shëndetësore. Ndër prioritetet që duhet bërë në vitin që vjen Taravari përmendi fillimin e punimeve ndërtimore në spitalin e Kërçovës dhe atë të Shtipit. Gjithashtu, ministri Taravari kujtoi se është paraparë buxhet për 1.117 punësime të reja dhe 600 specializantë private për të cilët konkursi do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm. Si çështje shqetësuese Taravari theksoi mungesën e mjekëve familjarë të cilët pavarësisht kushteve të përshtatshme që u ofrohen shumë prej tyre nuk dëshirojnë të punojnë në vend.

“Ajo që mund të bëjmë si Qeveri është t’i përmirsojmë kushtet dhe pagst,këtë po e bëjmë në mënhyrë të vazhdueshme. Jo rastësisht 600 specializant do të punësohen, Marrëveshja e re kolektive, për në muajin prill të vitit të ardhshëm do të shqyrtojmë rritjen e pikëve për mjekët në mjekësinë familjare me qëllim të motivohen, të mbeten këtu dhe të japin maksimumin e tyre si punonjës shëndetësor. Këtë mund ta bëjmë si Ministri e Shëndetësisë dhe Qeveri, pjesa tjetër nuk varet nga ne. Ata që kanë vendosur të largohen jashtë vendit fatkeqësisht, ne u japim kushte më të mira megjithatë me forcë nuk mund t’mbajmë këtu”, tha Arben Taravari, ministër i Shëndetësisë.

Nga ana tjetër në Klinikën e Psikiatrisë është hapur zyra për pacientët të cilët kanë probleme me lojërat e fatit, varësinë nga interneti dhe abuzimin me alkoolin dhe substancat psikoaktive, Gjatë promovimit të rikonstruimit të një pjese tëkësaj klinike, drejtoresha Slavica Arsova, theksoi se kushtet e reja do të mundësojnë kujdes shëndetësor cilësor për pacientët, duke shtuar se edukimi dhe parandalimi janë aspekte kyçe të punës së Klinikës.

“Shëndeti mendor trajtohet që në lindje. Ne synojmë të zgjerojmë kabinetet. Kabineti për nënat dhe fëmijët duhet të shndërrohet në Qendër ditore për nëna dhe fëmijë. Kabineti për Çrregullime Neurozhvilluese duhet të shndërrohet në Qendër Ditore për Fëmijë dhe të Rinj. Në bashkëpunim me Klinikën Onkologjike hapëm Kabinetin për mbështetje psikiatriko-psikologjike për pacientët me sëmundje onkologjike. Ambulancat e “Moj Termin” do të vazhdojnë të punojnë turnin e parë dhe të dytë në Taftalixhe, për të shkarkuar këtë hapësirë. Këtu do të funksionojnë klinika emergjente dhe zyrat”, deklaroi Sllavica Arsova, drejtore e Klinikës së Psikiatrisë.

Përveç Klinikës së Psikiatrisë, ministri Taravari paralajmëroi se gjatë vitit 2025 pritet të kryhen rikonstruime edhe në shumë spitale të tjera, gjithandej Maqedonisë. Ndërkohë, deri në muajin qershor të vitit që vjen Taravari paralajmëroi ndërtimin e garazheve në kate në qendrën e Klinikave. /Alsat.mk

Previous Post

VLEN zgjidh statusin e punonjësve dhe artistëve të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe

Next Post

Kallëzim penal për 8 zyrtarë të drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike në Shkup

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post

Kallëzim penal për 8 zyrtarë të drejtorisë për zonat zhvillimore teknologjike në Shkup

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk