Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Taravari: Pesë pacientë javën e ardhshme presim të kthehen në vend, gjashtë janë në gjendje kritike

22/03/2025
0
SHARES
3
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në vend momentalisht mjekohen 54 pacientë nga zjarri në diskotenë “Puls” në Koçan, pasi gjatë ditës së djeshme në mjekim shtëpiak janë lëshuar 10 pacientë. Sipas informatave të cilat sot i kumtoi ministri i Shëndetësisë Arben Taravaripas takimit në Shtabin e krizave për gjendjen e pacientëve, në Qendrën klinike mjekohen 27 pacientë, në SPQ “8 Shtatori” – 11 pacientë, në Spitalin e përgjithshëm të qytetit – 10 pacientë, ndërsa nëpër klinikat private po mjekohen gjashtë pacientë, njofton Portalb.mk.

 

Ministri theksoi se jashtë shtetit po mjekohen gjithsej 115 pacientë, prej të cilëve pesë prej tyre pritet që javën e ardhshme të kthehen në vend dhe, siç tha, pas triazhit i cili u është bërë do të konfirmohet se nëse do të mbahen në ndonjërin nga tre spitalet në Shkup ose do të dërgohen në mjekim shtëpiak. Taravari theksoi se gjashtë pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa madje, 109 pacientët e tjerë janë në gjendje relativisht të mirë, por, siç tha “të jemi të rezervuar për atë se mund të ndodhin komplikime të cilët nuk janë të parashikuara”.

 

“Jashtë shtetit po mjekohen 115 pacientë. Lajmi i mirë është që nëse javën e parë thamë se 20 janë shumë kritik, pas dy ditësh 10, sot them që vetëm gjashtë janë në gjendje shumë kritike. Shpresoj se kjo shifër të mos rritet me komplikime eventuale tek pacientët e tjerë. Disa nga pacientët planifikojmë që nga java e ardhshme që të kthehen, ata janë pesë nga gjithsej 115 pacientë. Do të pranohen fillimisht në ndonjërën nga tre klinikat në Shkup, prej ku janë dërguar dhe pas triazhit i cili u është bërë do të konfirmohet se nëse do të mbahen ose menjëherë do të lëshohen në mjekim shtëpiak”, tha Taravari.

 

Nga pacientët të cilët janë në gjendje kritike, Taravari potencoi se dy po mjekohen në Lubjanë dhe katër pacientë në Akademinë ushtarake-mjekësore në Beograd. Lidhur me ata pacientë të cilët pritet që javën e ardhshme të kthehen në vend, Taravari tha se sipas informatave të cilat i marrin ata madje do të mund të kthehen me fluturime komerciale.

 

“Nga Italia planifikohet që të lëshohet një pacient, nga Spasnja planifikohen dy, nga Suedia një dhe nga Austria pritet të lëshohen dy pacientë. Ky është plani, por nuk është definitiv, të hënën do të informojmë më saktësisht. Po përgatisim protokolle të cilët do të pranohen nga Shtabi i krizave dhe të publikohen në mënyrë transparente që të shihet se si do të trajtohen pacientët. Fillimisht do t’i pranojmë pacientët, pastaj do t’i lëshojmë në shtëpi. Sipas informatave të cilat i marrim nga këto spitale, pacientët madje do të mund të kthehen me fluturime komerciale”, tha Taravari.

 

I pyetur se për llojet e lëndimeve që i kanë pacientët të cilët mjekohen në vend, Taravari tha se përgjithësisht bëhet fjalë për të djegura, tek një pjesë e pacientëve thyerje për të cilat është nevojitur intervenim operativ, por edhe djegie në mukozën e rrugëve të frymëmarrjes.

 

Ndryshe, Gjykata Themelore në Koçan mori vendim me të cilin caktoi 30 ditë paraburgim për 13 personat e përfshirë në rastin e zjarrit në diskotekën “Pulse”, mes tyre mediat raportojnë se është edhe ish-ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

 

Tashmë është hapur hetim dhe është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shtatë zyrtarë, punonjës të SPB Shtip dhe Koçan, të cilët dyshohet se në cilësinë e bashkëkryerësve, me hartimin, nënshkrimin dhe miratimin e pëlqimit pozitiv, i kanë mundësuar personit juridik licencën për veprimtari hoteliere – kabare, edhe pse kushtet ligjore nuk i ka plotësuar.

 

Në zjarrin që ndodhi më 16 mars në një lokal nate në Koçan, kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa kishte 196 të lënduar që trajtohen brenda dhe jashtë vendit. Varrimi i tyre është kryer më 20 mars.

Previous Post

Tragjedia në Koçanë/ Për të hënën paralajmërohen disa protesta!

Next Post

Maqedonia e Veriut mposht bindshëm Lihteshtejnin

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

Xabi Alonso ka vendosur për largimin e parë nga Real Madridi

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Next Post

Maqedonia e Veriut mposht bindshëm Lihteshtejnin

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk