Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Taravari paralajmëron “boom” investimesh në Gostivar

23/09/2023
Taravari paralajmëron “boom” investimesh në Gostivar
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, në emisionin “Politica” në TV Globi, paralajmëroi se në komunën e Gostivarit në periudhën në vijim do të ketë një “boom” të vërtetë investimesh, ku do të asfaltohen të paktën 5 rrugë, si dhe do të vazhdojë puna për ndërtimin e kanalizimeve dhe investime tjera nën tokë.
“Për momentin punohet në tre rrugë që përgatiten për t’u asfaltuar: Banjicë e Poshtme – Banjicë e Epërme; rruga Zdunjë-Debresh, pastaj kemi kanalizimin Zdunjë-Debresh; së shpejti do të fillojë rikonstruktimi i plotë i rrugës nga pompa e beniznës Mak Petrol deri te restornati Ignatia. Do të bëhet riasfaltimi i rrugën Beliçicë për çka e kemi përgatitur dokumentacioni, pastaj edhe asfaltimin e rrugës për në fshatin Kunovë”, njoftoi Taravari duke nënvizuar se për këtë të fundit ka kritika nga një pjesë e qytetarëve se në atë fshat nuk jeton askush, por sqaroi se kjo rrugë ndërtohet me buxhet të siguruar nga Agjencia për zonat e pazhvilluara.
Po ashtu, siç njoftoi kryetar ii komunës së Gostivarit, në Turçan të Vogël punohet në dy rrugica që shtrohen me pllaka bekatoni, ndërsa një rrugë tjetër bëhet gati për asfaltim.
Taravari tha se njëri nga tre garazhet e planifikauar në kate, tanimë ka filluar të ndërtohet, si dhe paralajmëroi edhe fillim e ndërtimit të një terreni për tenis.
“Aktualisht kanë filluar punimet te garazhet në kate, njëra ka filluar të ndërtohet në afërsi të palestrës sportive “Rinia”, e dy të tjerat do të fillojnë të ndërtohen së shpejti. Do fillojmë edhe me terrenet për tenis te stadium, ku procedurat janë në vijim. Investimet kryesore janë këto dhe duhet të realizohen”, sqaroi Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.
Ai zbuloi se Komuna e Gostivarit ka fituar një grant prej 400 mijë euro, me të cilat para do të ndërtohet urë për personat me nevoja ndryshe. “E them sonte ekskuzivisht në këtë emision se me Komunën e Vitisë në Kosovë kemi fituar një grant, ku neve na takojnë 400 mijë euro. Me ato para do të ndërtojmë urë të re mbi lumin Vardar për personat me nevoja të veçanta. Ky projekt ka qenë një nga projektet e mia që kam dashur të realizohet”, theksoi Taravari.
Ai bëri të ditur se Komuna e Gostivarit, nga tetori do të blejë softuer të ri për regjistrim të pronave, me të cilin do të gjenerohen më shumë të ardhura nga pagesa e tatimit mbi pronën.

Previous Post

Grubi: Mbi 2000 vende të reja pune, mundësi që nuk duhet lëshuar

Next Post

Dialogu Kosovë-Serbi drejt bllokadës

Related Posts

Maqedoni

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025
Aktuale

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025
Maqedoni

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Maqedoni

Ahmeti nga Haraçina me porosi për Mickoskin

17/05/2025
Aktuale

VLEN: BDI drejt humnerës, pazaret e fundit s’e shpëtojnë dot më

17/05/2025
Aktuale

Parashikimi i motit për sot

17/05/2025
Next Post
Dialogu Kosovë-Serbi drejt bllokadës

Dialogu Kosovë-Serbi drejt bllokadës

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk