Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Botë

Tanket izraelite futen thellë në qytetin qendror të Gazës

29/12/2023
Tanket izraelite futen thellë në qytetin qendror të Gazës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tanket izraelite u futën thellë në një qytet në pjesën qendrore të Rripit të Gazës të enjten, pas disa ditësh bombardimesh pandalim, që po detyrojnë me dhjetëra mijëra familje, ndërkohë të zhvendosura, të largohen sërish.

Tre palestinezë u vranë në një sulm me raketa izraelite në një shtëpi në kampin Maghazi në pjesën qendrore të Gazës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Më në jug, forcat izraelite goditën zonën përreth një spitali, në zemër të Khan Younisit, qyteti kryesor jugor i Gazës, ku banorët i druhen një ofensive e re tokësore në territorin e mbushur me familje të pastreha, pasojë e 12 javëve luftë Izrael-Hamas.

Në një nga sulmet e fundit ajrore të përgjakshme të Izraelit, 20 palestinezë u vranë dhe 55 u plagosën në Rafah, një qytet i madh pranë kufirit jugor me Egjiptin, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf Al-Qidra. Ndërtesa ku ata ndodheshin, strehonte civilë të zhvendosur, sipas mjekëve dhe banorëve vendas.

Nje video e agjencisë ‘Reuters’ tregonte njerëz tek gërmonin nën gërmadha për të nxjerrë viktimat, mes tyre një foshnjë dhe disa fëmijë.

Autoritetet shëndetësore palestineze thanë më herët se 210 persona janë vrarë nga sulmet izraelite në 24 orët e fundit, duke rritur numrin e palestinezëve të vrarë në luftë, deri më tani, në 21,320, ose rreth 1% e popullsisë së Gazës.

Ndërsa lufta vazhdon, ushtria izraelite ka shprehur keqardhje për viktimat në mesin e popullatës civilëve, por ka akuzuar Hamasin se po vepron në zona me popullsi të dendur e po përdor civilët si mburojë, një akuzë që grupi militant e ka hedhur poshtë.

Izraeli e ka përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë ofensivën e tij tokësore në Gazë, që pak para Krishtlindjeve, pavarësisht kërkesave publike nga aleati i tij më i ngushtë, Shtetet e Bashkuara, për të ulur intensitetin e fushatës ushtarake, në javët e fundit të vitit.

Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë lëvizjen militante islamike Hamas, pas sulmit terrorist që militantët kryen ndaj këtij vendi më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.

Deri tani 110 persona janë liruar, gjatë një armëpushimi të shkurtër në fund të nëntorit dhe 23 të tjerë janë shpallur të vdekur në mungesë, tha të enjten një zëdhënës i qeverisë izraelite.

Më vonë të enjten, Presidenti amerikan Joe Biden tha se amerikania Judith Weinstein, e cila besohej se ishte rrëmbyer nga Hamasi, ishte vrarë nga grupi militant më 7 tetor. Po kështu edhe bashkëshorti i saj, Gadi Haggai, ishte vrarë në të njëjtën ditë.

Ushtria izraelite publikoi gjetjet e një hetimi për vrasjen gabimisht nga trupat e saj të tre pengjeve izraelitë në Gazë më 15 dhjetor. Ushtarët kishin menduar se thirrjet e tyre për ndihmë ishin në fakt një kurth nga ana e militantëve të Hamasit për t’i tërhequr ata në një pritë, tha ushtria më të enjten, duke arritur në përfundimin se ushtarët kishin vepruan drejtë, bazuar në mënyrën se si ata e kishin kuptuar situatën.

Dhjetëra mijëra njerëz që po largoheshin nga zona të dendura si Nusseirat, Bureij dhe Maghazi po shkonin në jug ose në perëndim të enjten në qytetin tashmë të mbingarkuar të Deir al-Balah përgjatë bregut të Mesdheut, duke u grumbulluar në kampet e ndërtuara me tenda të improvizuara.

“Mbi 150,000 njerëz, fëmijë të vegjël, gra me foshnje, njerëz me aftësi të kufizuara dhe të moshuar, nuk kanë ku të shkojnë”, shkruante në një postim në mediat sociale, organizata kryesore e OKB-së që vepron në Gazë, UNRWA.

Pjesa lindore e Bureij-it ishte një skenë luftimesh të ashpra të enjten në mëngjes, me tanke izraelite që hynin nga veriu dhe lindja, thanë banorët dhe militantët./voa

Previous Post

Kosova heq kamerat “misterioze” në komunat me shumicë serbe!

Next Post

10 vjet pas aksidentit me ski, Michael Schumacher hipën në një Mercedes

Related Posts

Botë

Dramë në ajër, avioni me 200 pasagjerë mbetet 10 minuta pa pilot

16/05/2025
Botë

“Nëse Putin nuk negocion …”,  liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana

16/05/2025
Botë

Emiratet e Bashkuara Arabe premtojnë investime prej 1.4 trilionë dollarësh në SHBA për 10 vjet

16/05/2025
Botë

“E bën vetëm që të jetë i gjatë sa unë”, Rama i ulet sërish në gjunjë Melonit

16/05/2025
Botë

Von der Leyen nga Tirana: BE po përgatit paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë

16/05/2025
Botë

Zgjedhjet presidenciale vendosin të ardhmen e qeverisë Tusk

16/05/2025
Next Post
10 vjet pas aksidentit me ski, Michael Schumacher hipën në një Mercedes

10 vjet pas aksidentit me ski, Michael Schumacher hipën në një Mercedes

KURIR/Analizë: A po e izolon bashkësia ndërkombëtare Ali Ahmetin?

17/05/2025

A do të përfshijë partneriteti strategjik heqjen e vizave për Maqedoninë? Ja çfarë thotë ambasadori britanik

17/05/2025

Taravari: VLEN nuk përfillet në Qeveri, ASH nuk është mësuar të jetë dekor

17/05/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk