Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Lajme Maqedoni

Takimi Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE

19/03/2024
Takimi Xhaferi-Bomgartner: Franca është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt aderimit në BE
0
SHARES
10
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadorin e Republikës së Francës në Shkup, SH.T. Siril Bomgartner.

Në takim u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe prej tre dekadash dhe miqësia mes dy vendeve tona, të karakterizuara me një dialog politik shumë të zhvilluar, konstruktiv dhe të partneritetit. Njëherazi, u shpreh interesi që në periudhën e ardhshme më shumë t’i vihet theksi bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Kryeministri Xhaferi e përshëndeti angazhimin e përgjithshëm dhe të përforcuar francez në rajonin e Ballkanit Perëndimor, të përfytyruar përmes një sërë nismash dhe hapash konkretë në periudhën e kaluar, të orientuara drejt forcimit të bashkëpunimit strategjik, politik, ekonomik dhe shoqëror. Në këtë drejtim, falënderoi Francën për mbështetjen e saj në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me gjithë rajonin dhe veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe e theksoi përkushtimin e Qeverisë të cilën e paraprin për të vazhduar dinamikën e nisur në rrugën drejt BE-së.

Duke e uruar emërimin si Kryeministër, ambasadori Bomgartner e përshëndeti bashkëpunimin e deritanishëm të shkëlqyer me Xhaferin, gjatë mandatit të të cilit si Kryetar i Kuvendit u bë një hap i madh përpara në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh parlamentar.

Ambasadori shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm gjithëpërfshirës me Qeverinë në drejtim të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, të cilat bazohen në një histori të gjatë miqësore. Bomgartner e theksoi përkushtimin e fortë të Francës ndaj perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe theksoi se Franca do të vazhdojë të manifestojë aktivisht konstruktivitet dhe mbështetje në atë rrugë, me ç’rast iu referua rëndësisë së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut, duke shprehur shpresë se Qeveria dhe Kuvendi i ardhshëm do të vazhdojnë të zbatojnë në mënyrë aktive agjendën evropiane.

Kryeministri uroi 20 Marsin – Ditën e Frankofonisë dhe theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet aktivisht e përkushtuar ndaj Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë dhe do të vazhdojë me aktivitetet për afirmimin e gjuhës frënge në shtet.

Previous Post

Zbulohen detaje të reja rreth vrasjes së boksierit, Besar Nimani – del në pah një letër

Next Post

Lloga nënshkroi kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajani

Related Posts

Maqedoni

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Maqedoni

Sadiku: Hotla do të ketë ujësjellës, kanalizim e projekte zhvillimore

08/09/2025
Maqedoni

Rikthehet qarkullimi në rrugën Gostivar – Kërçovë, të lënduarit jashtë rrezikut për jetë!

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Babai im do t’i gëzohej Ligjit për zyrtarizimin e medresesë

08/09/2025
Maqedoni

Aksident i rëndë trafiku në rrugën Mavrovë – Gostivar, pesë të lënduar

08/09/2025
Maqedoni

Ibrahimi: Përmes pjesëmarrjes së VLEN në pushtetin lokal në Manastir, ne do të zhvillojmë fshatrat dhe vendbanimet shqiptare

08/09/2025
Next Post
Lloga nënshkroi kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajani

Lloga nënshkroi kërkesat për ekstradim të Sheval Muaremit dhe Muhamed Çajani

Rizarta Hoxha zbulon shifrën që fiton nga rrjetet sociale

08/09/2025

Kosova shënon fitore historike ndaj Suedisë në Prishtinë

08/09/2025

Mustafa demanton ASH-në: Nuk jam kuadër partiak dhe nuk jam i emëruar nga ndonjë subjekt politik!

08/09/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk