Lajme24.mk
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun
No Result
View All Result
Lajme24.mk
No Result
View All Result
Home Aktuale

Takimi Osmani-Xholi në Vilnius

10/07/2023
Takimi Osmani-Xholi në Vilnius
0
SHARES
6
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, u takua me Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melani Xholi, në kuadër të Samitit të NATO-s, në Vilnius të Lituanisë.                            Duke përshëndetur zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, Osmani në veçanti theksoi Deklaratën e Partneritetit Strategjik ndërmjet dy vendeve, si potencial i rëndësishëm dhe një bazë solide për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë.  Bashkëbiseduesit e përshëndetën bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kanadasë në kuadër të Aleancës, me theks të veçantë në pjesëmarrjen tonë në Praninë e Shtuar në Letoni, si pjesë e kontingjentit slloven, ku Kanadaja është kombi kornizë. Në këtë mënyrë, të dy vendet së bashku me aleatët e tjerë kontribuojnë në forcimin e krahut lindor të Aleancës, në një kohë kur ai është më i nevojshëm.

“Bashkëpunimi me Kanadanë, në kuadër të NATO-s, e veçanërisht në grupet luftarake shumëkombëshe, flet për kontributin tonë aktiv në ruajtjen e sigurisë së përgjithshme transatlantike, e cila është veçanërisht e rëndësishme në kontekstin e ri gjeopolitik”, theksoi Osmani.

Në takim u diskutua edhe për sfidat e shumta pas agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, si dhe për çështjet dhe situatat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, u riafirmua mbështetja për integrimet europiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si segment i rëndësishëm i orientimit të përgjithshëm europian dhe euroatlantik të të gjithë rajonit.

Osmani informoi për aktivitetet në kuadër të kryesimit tonë me OSBE-në, si dhe për rolin dhe mekanizmat e Organizatës në drejtim të ballafaqimit me sfidat dhe ruajtjen e sigurisë, me ç’rast u shpreh përkrahja e Kanadasë për udhëheqjen politike dhe aktivitetet në kuadër të kryesimit të vendit me Organizatën.

Previous Post

Begaj dekreton emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm

Next Post

Sejdini: Kallëzimet, tendencë për prishje të imazhit

Related Posts

Maqedoni

I nxehti rikthehet, nesër temperaturat do të arrijnë deri në 36 gradë

06/08/2025
Maqedoni

Ministrja e arsimit premton çmime prej 10 përqind më lirë të materialeve shkollore

06/08/2025
Maqedoni

VLEN: 79 vende të reja pune për shqiptarët, po e bëjmë ndryshimin të prekshëm!

06/08/2025
Maqedoni

Fetai reagon ashpër ndaj shpifjeve të BDI-së: Janë tërbuar si qen të egër, vazhdoni fundërrina!

06/08/2025
Maqedoni

Së shpejti policë në lagje do ta ruajnë rendin e qetësinë

06/08/2025
Maqedoni

Gashi të shtunën do të shpallë zgjedhjet lokale

06/08/2025
Next Post
Sejdini: Kallëzimet, tendencë për prishje të imazhit

Sejdini: Kallëzimet, tendencë për prishje të imazhit

Ku u zhduk Valbona? Ja çka po ‘gatuan’ ajo

06/08/2025

“Arrita në shtëpi”, Dua Lipa nis pushimet në jugun e Shqipërisë

06/08/2025

Qyteti spanjoll ndalon festën e Fitër dhe Kurban Bajramit në vende publike

06/08/2025
Lajme24.mk

Shoqëria për tregti dhe shërbime
“AKTUALE” SHPKNJP – Shkup

email: lajme24.mk@gmail.com

Browse by Category

  • __kateg
  • __kateg
  • Aktuale
  • Biznes
  • Botë
  • Intervista
  • Islam
  • Kosovë
  • Lajme
  • Life
  • Maqedoni
  • OPINIONE
  • Rajon
  • Shëndet & Style
  • Shëndet & Style
  • Showbiz
  • Showtime
  • Shqipëri
  • Sport
  • Style
  • Tech & Auto
  • Tech & Fun

Follow Us

  • Ballina
  • Lajme
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
    • Maqedoni
    • Rajon
    • Botë
  • Showtime
  • Sport
  • Life
  • Tech & Fun

© 2023 Lajme24.mk